Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

“Frenova menjëherë”/ Egjiptiani plagoset në shina, dënohet mashinisti

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Frenova menjëherë”/ Egjiptiani plagoset në shina, dënohet mashinisti

Muhamed Çopa, mashinist prej 35 vjetësh, është përfshirë në një aksident në datën 30 Korrik 2019. Ai tregon se me të dalë nga stacioni i Durrësit për në Shkozet, një shtetas egjiptian i ka hyrë në shina dhe është plagosur, edhe pse Muhamedi ka frenuar menjëherë. Në datën 2 Gusht gjykata ka vendosur arrest shtëpie 45 ditor për Muhamed Çopën.

“Pasi mora fletën e kontrollit nga mekaniku i vagonëve dhe lejen e nisjes, e cila na siguron rrugën nga stacioni në stacion, u nisëm pas sinjalit të inspektorit të shërbimit dhe fatorinot e trenit në drejtim të stacionit të Shkozetit. Sapo kaluam stacionin e Durrësit, kur treni kishte marrë shpejtësinë 30 kilometra në orë, ndihmësi më thotë të frenoj menjëherë. Unë duke pasur orën tek rubineti mashinist që shërben për frenim të menjëhershëm, frenoj. Ai më tha se hyri një njeri. Lajmërova ambulancën, pastaj policinë, inspektoratin hekurudhor dhe drejtorin tim. U kryen verifikimet nga inspektorati hekurudhor, oficerët gjyqësorë dhe të tjerë dhe mua bashkë me ndihmësin na shoqëruan për në komisariat. Pasi plotësova procesverbalin më thanë që do të mbahesha në gjendje arresti për 72 orë ose më tepër, sepse personi ishte i huaj. Më nxorën në gjyq, u kërkua dënimi me 45 ditë sepse aq kohë kërkonte ekspertiza që të vinte nga Tirana. Me kërkesën e Prokurorit dhe kërkesën time ky 45-ditësh u konvertua në arrest shtëpie. Nga data 2 Gusht jam në arrest shtëpie. Nuk kanë përse merren me ne mashinistat, nuk jemi ne fajtorë që ndodh aksidenti, janë njerëzit e papërgjegjshëm që i bëjnë kalimet vend e pa vend”, tha Muhamed Çopa.

Në vendin e aksidentit, gazetarja e “Stop” konstaton se këmbësorët kalojnë në shkelje të plotë të rregullave të qarkullimit. Leonard Jani, ekspert hekurudhor dhe këshilltar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhës, shpjegon se nuk mund të mbash përgjegjësi për persona që nuk iu dhimbset jeta e tyre. Sipas rregullores, thotë ai, nuk është detyra e hekurudhës që të sigurojë jetën e njerzëve, që hyjnë në rrugën e trenit.

“Kohët e fundit jemi ndeshur me shumë aksidente në vijën hekurudhore, edhe me humbje jetë njerëzish. Zakonisht në momentin që ndodh aksidenti mashinistët ndalohen dhe lirohen pas një ekspertize të çastit që bën Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor. Në rastin konkret që ka ndodhur i njëjti fenomen, personi i cili është aksidentuar ka bërë një kalim të pa autorizuar mbi linjën hekurudhore dhe mashinisti ka vepruar me aq sa ka pasur mundësi teknike për të mbrojtur personin që është futur në linjën hekurudhore. Me rregull, hekurudha ka për detyrë të caktojë vëzhgues të linjës hekurudhore, të cilët vëzhgojnë gjendjen teknike të linjës hekurudhore në momentin që kalon treni. Ju mund të keni konstatuar që mashinisti është nisur nga stacioni i Durrësit me fletë nisje të rregullt dhe nuk ka të drejtë fare të ndalojë në porigon pa raste të jashtëzakonshme. Ai ka ndaluar, por nuk është bërë i mundur ndalimi i aksidentit. Në rregulloret tona nuk parashikohet që rrethimi në hekurudhë të përcaktojë sigurinë e jetës së njerëzve. Janë njerëzit në radhë të parë që duhet të jenë të kujdesshëm dhe të zbatojnë rregullat”, tha Leonard Jani.

Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor është institucioni që bën ekspertizën në të tilla raste dhe konkluzioni i saj, që i është vënë në dispozicion prokurorisë, e liron nga çdo përgjegjësi mashinistin Muhamed Çopa. E megjithatë, ai sot vuan dënimin.

“Në vendngjarje kanë qenë prezentë edhe përfaqësuesit e Prokurorisë, të cilët na kërkuan një akt ekspertizë për ngjarjen. Drejtoria jonë duke parë të gjithë elementët e ngjarjes, arriti në konkluzionin që mashinisti nuk ka bërë absolutisht asnjë shkelje të kodit hekurudhor dhe të rregullores së shfrytëzimit teknik të hekurudhave në drejtim dhe në funksionimin e lokomotivës. Në bazë të ligjit 142 të vitit 2016, neni 159 e ka cilësuar shumë qartë që është absolutisht i ndaluar në vijën hekurudhore, prandaj konkluzioni nga drejtoria jonë është që faji është i personit që ka shkelur vijat hekurudhore”, tha Valbona Çela, përgjegjëse e sektorit teknik./tvklan.al

Tags: aksidentegjiptianimashinistishinat e trenit

TË LIDHURA

Ish-truproja: Nanon e arrestuan padrejtësisht, Berisha e Meta i shkatërruan karrierën
Aktualitet

Ish-truproja: Nanon e arrestuan padrejtësisht, Berisha e Meta i shkatërruan karrierën

22:43 | 31/10/2025
Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur
Aktualitet

Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur

21:31 | 31/10/2025
Shpërndanin drogë, arrestohen dy të rinj shqiptarët në Itali
Aktualitet

Shpërndanin drogë, arrestohen dy të rinj shqiptarët në Itali

21:24 | 31/10/2025
Next Post
“I them zemër..”/ Monika Kryemadhi tregon pse e gënjeu Metën për djegien e mandateve

"I them zemër.."/ Monika Kryemadhi tregon pse e gënjeu Metën për djegien e mandateve

Video/ U lëshua me litar në rrugë, arratisja spektakolare nga burgu e politikanes kolumbiane

Video/ U lëshua me litar në rrugë, arratisja spektakolare nga burgu e politikanes kolumbiane

Dorëzimi i mandateve, Nishani: Sakrificë e Bashës dhe e opozitës

Nishani 'krah' Metës: Mesazhi politik që s'duhet të dilte nga Komisioni i Venecias







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Ish-truproja: Nanon e arrestuan padrejtësisht, Berisha e Meta i shkatërruan karrierën
Aktualitet

Ish-truproja: Nanon e arrestuan padrejtësisht, Berisha e Meta i shkatërruan karrierën

by mirseda
22:43 | 31/10/2025
0

Ish-truproja i Fatos Nanos, i ftuar në News24 ka treguar detaje nga jeta e ish-kryeministrit. Viktor Agolli...

Nëntori nis me temperatura të larta, fundjavë deri në 26°C

Nëntori nis me temperatura të larta, fundjavë deri në 26°C

22:11 | 31/10/2025
Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur

Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur

21:31 | 31/10/2025
FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

21:28 | 31/10/2025
Trump akuzon Biden: “Kriminel, dështak dhe i shëmtuar! Duhet të ishte në burg.”

Trump akuzon Biden: “Kriminel, dështak dhe i shëmtuar! Duhet të ishte në burg.”

21:26 | 31/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com