Katër oficerë policie humbën jetën këtë të enjte në Paris, pasi u qëlluan me thikë nga një koleg, për të cilin thuhet se kishte punuar në një kapacitet administrativ për forcën e policisë për 20 vjet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.00 të orës lokale, në oborrin e godinës së policisë, pranë Katedrales Notre Dame. Dy prej viktimave ishin femra, raporton “The sun”.
Sipas mediave vendase, autori, i cili ende nuk është identifikuar, u ekzekutua nga policia pak minuta pas krimit.
Sulmi vjen një ditë pasi policia hyri në grevë në mbarë Francën, për shkak të rritjes së dhunës ndaj oficerëve.
Gjendja psikologjike e punonjësve të policisë në Francë konsiderohet alarmante, pasi flitet për shqetësime serioze mbi shëndetin e tyre mendor.
Vetëm muajin e kaluar, një brigadier qëlloi veten në kokë me pistoletën e tij të shërbimit para kolegëve, të cilët u tronditën nga skena që panë.