Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka komentuar raportin e Komisionit të Venecias për Presidentin e Republikës Ilir Meta.
“Procesi ligjor ka nisur, komisioni i Venecias ishte shumë i qartë për atë që deklaroi deri në detaje, është analiza se ku konsistoi në kapërcimet dhe shkeljet e Presidentit të Republikës. Komisioni hetimor do të vazhdojë sipas procedurës duke vlerësuar të gjitha elementët që dhe komisioni i Venecias ka përcaktuar, ne jemi të vendosur që si mazhorancë dhe si Parlament të mbrojmë ligjshmërinë në vend. Ligjin nuk mund ta shkelë një qytetar i thjeshtë, nuk mund ta shkeli mbi të gjitha Presidenti i Republikës, i cili duhet të jetë garant i ligjit dhe garant i unitetit të popullit”, ka deklaruar Spiropali nga Kolonja, në ditën e trashëgimisë kulturore.