Një 20-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në një parkim në Genova të Italisë.
Ai u gjet fillimisht nga një grua që po shkonte në parkimin nëntokësor për të marrë makinën dhe më pas bërtiti për të kërkuar ndihmë.
Ndërkohë po zhvillohen hetime për të rindërtuar ngjarjen dhe për të kuptuar shkaqet e vdekjes së 20-vjeçarit. I riu jetonte në zonën e Teglias, në Valpolcevera, dhe kishte me vete një çantë shpine me libra dhe shënime matematike.
Dyshohet se shqiptari mund të jetë vetëvrarë duke u hedhur nga një lartësi rreth 4-5 metra, ndërsa ekziston dhe hipoteza tjetër, se mos viktima mund të ketë rënë aksidentalisht teksa tentonte të ngjiste murin anësor.
Sipas uniformave të bardha, shkak i vdekjes ka qenë një plagë në kokë. Ndërsa në pyetje janë marrë edhe familjarët e viktimës, me synimin për të zbuluar motivet që e çuan drejt këtij akti fatal.