Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Presidenti i një shteti paralel

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Video/ Me veshje sportive dhe duke bërë shqiponjën me duar, ja nga përshëndet Meta

Nga Mero Baze

E vetmja ngjarje pozitive nga Komisioni Hetimor për veprimtarinë e presidentit, ishte Ilir Meta i veshur me kostum. Pas shfaqjes të së shtunës me brekë në plazh, duke ndihmuar një mace në majë të tendës, performanca e sotme, jep shpresë së paku për shëndetin mendor. Por nga ato që tha me dhe pa dashje, ai demonstroi se është president i një shteti paralel, dhe jo president i Shqipërisë. Nuk di të them a duhet të hetohet penalisht a jo për këtë, por së paku një herë të shkarkohet.

Në rrëfimin e tij para Komisionit, ai pranoi se kishte marrë vendime bazuar në informacione që nuk i disponon shteti shqiptar. Fjala vjen, vendimi për shtyrjen e 30 qershorit, sipas tij, ishte marrë në kushtet kur ai ishte informuar nga burime të tjera të tij.

Shërbimi Informativ Shtetëror, nuk e ka pasur ndonjë informacion për djegie Parlamenti. Policia jo. “Burimet e tjera” të Ilir Metës, nuk na interesojnë, por nuk janë burime të shtetit shqiptar.

I vetmi argument në këtë pikë është nëse ka përgjuar mesazhet e gruas së tij me Lulin, dhe nëse ata kanë pasur ndonjë plan për ta djegur. Por nëse e ka pasur këtë informacion dhe nuk ka denoncuar, është dhe më keq për të.

Ne, në të vërtetë e dimë pse e shtyu 30 qershorin. E shtyu për t’i vënë zjarrin Parlamentit, dhe jo për ta shmangur atë. E shtyu për t’i vënë flakën vendit dhe jo për ta shpëtuar atë. Por dhe në këtë version nuk ndryshon gjë fakti që ai sillet si presidenti i një shteti paralel, dhe jo presidenti i Shqipërisë.

Argumentet e tij ligjore, po ashtu janë jashtë Kushtetutës sonë. Ai i referohet ose Kushtetutës së Ramiz Alisë, ose ndonjë precedenti të huaj, që duket se ja kanë përkthyer dhe gabim, ku nuk ka asnjë ngjashmëri me historinë tonë.

Shtyrja e 30 qershorit nuk ngjan me asgjë, vetëm për shkak të faktit se është shtyrje zgjedhjesh. Shtyrje zgjedhjesh mund të ketë pasur dhe mund të ketë në të ardhmen. Dekreti i Ilir Metës nuk ishte për shtyrje zgjedhjesh, por për prishje zgjedhjesh dhe për ta lënë Shqipërinë pa institucion të zgjedhjeve.

Zgjedhjet shtyhen kur palët bien dakord. Zgjedhjet shtyhen kur vendi është në luftë. Zgjedhjet shtyhen kur ke qëllim të bësh zgjedhje.

Ilir Meta nuk i shtyu, por tentoi të prishë 30 qershorin se nuk donte zgjedhje. Dhe rast të tillë nuk ka askund as në Shqipëri, as në botë, përveçse në shtetin paralel të Ilir Metës.

Së fundmi, vendimet e Ilir Metës janë marrë dhe kundër interesit kombëtar të shqiptarëve, pasi janë përdorur si një mënyrë për t’u konfliktuar me dy aleatët strategjikë të Shqipërisë, SHBA dhe Bashkimit Evropian. Ilir Meta ka marrë qëndrime zyrtare publike kundër të dërguarit special të SHBA për Ballkanin, zotit Palmer, duke e denigruar atë dhe personalisht e familjarisht, dhe po ashtu ka sulmuar qëndrimin e Bashkimit Evropian e OSBE për Shqipërinë.

Kamikazë të tij i kanë shkuar në shtëpi dhe kanë kërcënuar ambasadorin e OSBE në Tiranë. Ilir Meta ka refuzuar të presë në takim me ambasadorët e tjerë, përfaqësuesen e Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe atë të Republikës italiane.

E gjithë kjo krijoi një përplasje formale të institucionit të presidentit të Shqipërisë, me Perëndimin, dhe nese SHBA dhe BE do ta kishte konsideruar Ilir Metën realisht president të Shqipërisë, ne sot do ishim të përgjakur dhe të rrethuar me tela me gjemba.

Por SHBA, BE dhe OSBE, nuk e identifikuan kurrë Ilir Metën me Shqipërinë. Ata u rreshtuan në krah të shqiptarëve, duke shmangur gjakderdhjen më 30 qershor.

Për fatin tonë të mirë, ata nuk e konsideruan si president të Shqipërisë, por udhëheqës të një bande politike që kërkon t’i vërë zjarrin asaj.

Kjo e bën “de facto” Ilir Metën presidentin e një shteti paralel, që nuk ka lidhje me shtetin shqiptar, edhe për Perëndimin. Ndaj duhet trajtuar si i tillë deri në fund, duke i rikthyer institucionit të Presidentit, legjitimitetin e veprimeve, Kushtetutën dhe mbrojtjen e interesit kombëtar edhe në raport me orientimin e shqiptarëve drejt Perëndimit. Ky nuk është presidenti ynë.

Tags: komisioni hetimormero bazepresidenti metaseanca degjimore

TË LIDHURA

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.
Analizë

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.

11:42 | 13/01/2026
Next Post
Pas takimit me delegacionin e ‘Venecias’, Bylykbashi: Meta nuk mund të shkarkohet

Pas takimit me delegacionin e ‘Venecias’, Bylykbashi: Meta nuk mund të shkarkohet

Ish-ministri refuzon ftesën për 3-vjetorin e Reformës në Drejtësi: Çfarë festuan?

"Basha duhet mbështetur"/ Manjani: Mendimi që m'u provokua pas kafes së Metës me Ruçin

Ndeshja me Islandën/ Meta thirrje tifozëve: Le të mësojmë nga Kosova

Ndeshja me Islandën/ Meta thirrje tifozëve: Le të mësojmë nga Kosova







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

“Të dehur në timon”/ Tentuan të korruptonin efektivët e Rrugores, arrestohen dy drejtues automjetesh
Aktualitet

“Të dehur në timon”/ Tentuan të korruptonin efektivët e Rrugores, arrestohen dy drejtues automjetesh

by mirseda
09:44 | 20/01/2026
0

Durrës Policia Rrugore, brenda 12 orëve, godet dy raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë...

Macron refuzoi Bordin e Paqes, Trump kërcënon me tarifë 200% verërat franceze

Macron refuzoi Bordin e Paqes, Trump kërcënon me tarifë 200% verërat franceze

09:41 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Vritet 57-vjeçari në Krujë

09:16 | 20/01/2026
Dolce për raportin me Limin: “Më dha hapësirën t’i afrohem iu afrova kaq”

Dolce për raportin me Limin: “Më dha hapësirën t’i afrohem iu afrova kaq”

09:14 | 20/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com