Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pikëpyetjet e mëdha të fiskalizimit!

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pikëpyetjet e mëdha të fiskalizimit!

Në një projekt ambicioz, qeveria shqiptare publikoi në fund të korrikut një draft “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ashtuquajtur ligji i fiskalizimit.

Projekti synon që, duke nisur nga data 1 Janar 2020, të gjitha transaksionet midis bizneseve dhe konsumatorit do të raportohen tek Administrata Tatimore në kohë reale, bazuar në sistemin e ri të pajisjeve fiskale, ndërsa nga 1 Janari 2021, të gjitha transaksionet ndërmjet biznesit me njëri – tjetrin dhe ndërmjet biznesit me organet publike do të bëhen në bazë të faturës elektronike. Ka shumë elemente të paqarta në këtë projekt dhe sa më shumë që biznesi po njihet me draftin, aq më shumë po shtohen pikëpyetjet:

  • Së pari, afati nga hartimi e diskutimi është vetëm pak muaj, teksa në vendet e tjera të zhvilluara janë dashur dy vjet kohë përgatitore. Për më tepër që, për këtë projekt, po punohet “nën zë” prej më se një viti. Pse nuk u bë e ditur që në korrik të vitit të kaluar, kur u hap tenderi prej 15 milionë eurosh i Sistemit të Menaxhimit dhe Kontrollit të Faturave, që u fitua nga kroatët e NOA, se për çfarë bëhej fjalë konkretisht. Pse nuk u shfrytëzua kjo kohë për diskutime, informime, përgatitje të biznesit, por vetëm pasi u ngrit sistemi, ky projekt u bë fakt i kryer dhe zbatimi pritet të fillojë si rrufe (në tetor parashikohet të bëhet testimi me një grup biznesesh)!
  • Së dyti, Ministria e Financave nuk ka të qartë se sa do të jetë kosto për bizneset. Nuk dihet ende se sa për qind (apo ndoshta gjithë kasat) do të dalin jashtë funksionit (kujtojmë që bizneset janë detyruar disa herë brenda dy dekadave të fundit t’i ndryshojnë këto pajisje me koston e tyre). Tashmë, ato duhet të paguajnë për aplikacionin dhe për printer fiskal, nëse kasa e tyre nuk përshtatet me sistemin e ri.

Financat njoftuan se mund ta japin falas aplikacionin për një pjesë të bizneseve të vogla nën 2 milionë lekë, por nuk mund të kontribuojnë kurrsesi kostot e tjera që do të shoqërojnë këtë proces, si interneti, mbajtja e kontabilitetit apo dhe kostot e shërbimeve bankare, teksa është vënë një limit ditor i mbajtjes së parasë cash. Dhe për mbi 94% të bizneseve në vend, që janë mikro me më pak se 4 punonjës, këto kosto nuk janë të papërfillshme.

  • Së treti, nuk është e qartë se sa i përgatitur është vendi më i varfër dhe i pazhvilluar i Europës, të përballojë këtë revolucion teknologjik. Sipas ITU (International Telecommunication Union) 66% e individëve në Shqipëri përdorin internet, nga mbi 80% që është kjo shifër për pjesën më të madhe të vendeve të zhvilluara të Europës. Shqetësimi tjetër është se sa i aftë do të jetë sistemi të përballojë këtë fluks të menjëhershëm pagesash. Bizneset e kanë shumë të freskët rastin e dorëzimit të bilanceve në Qendrën Kombëtare të Bizneseve ku vetëm një ndryshim formati, bëri që sistemi të dilte për disa ditë jashtë funksioni.

Kujtojmë edhe se mbetemi një vend që nuk kemi të siguruar ujë e drita 24 orë, jo më të bëhet fjalë për internet pa ndërprerje në të gjithë vendin. Bizneset janë madje të shqetësuara se rregulli për kufizimet e cash-it dhe një mori shtesë e informacioneve që kërkohen thjesht do të shtojnë më shumë barrën për të bërë biznes dhe nuk do të sjellin asnjë përfitim shtesë (shiko shkrimin në faqet e brendshme të revistës).

  • Së fundmi, që në fakt është dhe më e rëndësishmja, më shumë sesa sistemi, rëndësi ka zbatimi që i bëjnë njerëzit atij. Në luftën ndaj evazionit fiskal, në kushtet e sotme, do të kishte më shumë efekt mosfavorizimi i bizneseve të caktuara (që ndodh rëndom) sesa futja në një qerthull të komplikuar të 120 mijë bizneseve aktive në Shqipëri, pjesa më e madhe e të cilëve janë për mbijetesë (kujtojmë se Shqipëria ka numrin më të lartë të të vetëpunësuarve në Europë, me 34%).

Nuk kemi asnjë dyshim që Ministria e Financave është nisur për mirë me këtë projekt novator. Por, minimumi që duhet të bëjë është të marrë parasysh dhe të reflektojë në draft kërkesat e biznesit, të shtyjë afatet e zbatimit dhe ta bëjë atë me faza (biznesi rekomandon që fillimisht të zbatohet për subjektet që punojnë me qeverinë dhe për të tjerët në thelb të jetë vullnetarizimi). Përvoja ka treguar se, sa herë që qeveria ka vepruar me kokën e vet, ka dështuar.

Rasti më i fundit është ulja e pragut të TVSH-së nga 5 në 2 milionë lekë, i kundërshtuar fort nga ekspertët dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Sot po rezulton që ky veprim rriti informalitetin (të kundërtën e asaj që shpresonte qeveria), me të ardhurat nga TVSH e brendshme që kanë rënë me 13% për 6-mujorin e parë të këtij viti.
Kopjimi i një modeli, sado i suksesshëm mund të ketë qenë ai në shtetin e tij të origjinës, rrezikon të dështojë nëse bëhet me nxitim dhe nuk përshtatet me kushtet konkrete të vendit, duke pasur pasoja te biznesi, buxheti i shtetit dhe e gjithë ekonomia./Monitor

Tags: biznesetFinancatfiskalizimikupona

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
Burri i Danicës dhe dhëndri i Milicës!

Burri i Danicës dhe dhëndri i Milicës!

Vlorë/ Anija pëson defekt, roja bregdetare shpëton turistët italianë dhe shqiptarë

Vlorë/ Anija pëson defekt, roja bregdetare shpëton turistët italianë dhe shqiptarë

OSBE publikon raportin përfundimtar për votimet e 30 qershorit

OSBE publikon raportin përfundimtar për votimet e 30 qershorit







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com