Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kryeministri britanik Johnson akuzohet për “pabesi kushtetuese”

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kryeministri britanik Johnson akuzohet për “pabesi kushtetuese”

Kryeministri britanik Boris Johnson u akuzua të mërkurën për “pabesi kushtetuese” duke kërkuar nga Mbretëresha Elizabetë të pezullojë Parlamentin për një muaj, gjë që komplikon përpjekjet e partive opozitare dhe ligjvënësit konservatorë rebelë për të penguar planet e tij të shkëputjes nga Bashkimi Evropian. Mbretëresha e miratoi kërkesën pas bisedës që pati me një delegacion ministrash.

Kjo lëvizje e papritur u shton një episod tjetër pripecive në sagën e quajtur Brexit, me rrezikun për të dëmtuar rendin kushtetues të vendit.

Ajo shkaktoi zemërimin e udhëheqësve të partive pro-BE-së dhe atyre opozitare. Ata akuzuan zotin Johnson për organizimin e një “grushti kundër Parlamentit” duke kërkuar të kufizojë kompetencat e tij të mbikëqyrjes dhe debatit.

Pezullimi i Parlamentit, i njohur si “prorogation”, është normalisht një formalitet kushtetues, në të cilin trupi legjislativ pezullohet për disa ditë, përgjithësisht çdo vjeshtë, përpara se qeveria të nisë agjendën e re parlamentare me një fjalim të mbajtur nga Mbretëresha. Ky lloj pezullimi është kompetencë e sovranes, por ndërmerret me këshillën e qeverisë. Kryetari i Dhomës së Komuneve, John Bercow, ndërmori një sulm të furishëm ndaj Kryeministrit Johnson, duke përdorur fjalë që nuk ishin dëgjuar prej shekujsh nga një kryetar. “Mbyllja e Parlamentit do të ishte një fyerje ndaj procesit demokratik dhe të drejtave të parlamentarëve si përfaqësues të zgjedhur të popullit”, tha ai.

Ai shtoi: “Me çfarëdo ngjyrash që të paraqitet, është fare e qartë se qëllimi i pezullimit të tanishëm është të mos lejohet Parlamenti të debatojë për Brexit-in dhe të kryejë detyrën e tij në përcaktimin e një kursi për vendin”. Pezullimi i Parlamentit bëri gjithashtu që drejtuesit e partive opozitare, duke përfshirë ministren e parë të Skocisë, Nicola Sturgeon, që zoti Johnson të bjerë dakord për zgjedhje të parakohshme në vend që të përpiqet ta realizojë Brexitin me marifete politike. Zonja Sturgeon e krahasoi pezullimin me një akt “diktatorial” dhe tha se “është e arsyeshme që ky akt të përshkruhet si grusht shteti” i degës ekzekutive.

“A ta mban të bësh zgjedhje të parakohshme?” – e sfidoi ajo kryeministrin. Reagimi i furishëm i deputetëve pro-BE-së shënoi një ditë tjetër dramatike për vendin e zhytur në dilemën Brexit, një vend i njohur për qëndrueshmërinë dhe parashikueshmërinë e politikës së tij, por që tani shihet si i mbërthyer nga kaosi politik. Dita filloi me delegacionin e ministrave që shkonin të takonin mbretëreshën, duke i prishur asaj pushimet në rezidencën e saj skoceze, Balmoral, për ta “këshilluar” që të pezullonte parlamentin për një muaj, dhe që seanca e re parlamentare të fillonte më 14 tetor, dy javë përpara afatit për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.

Pezullimi i jep më pak kohë parlamentit të polarizuar që të bllokojë Britaninë të shkëputet pa marrëveshje me Brukselin, diçka që zoti Johnson është zotuar ta bëjë nëse nuk mund të sigurojë miratimin nga ligjvënësit të një marrëveshjeje të re. Kjo u lë pak kohë ligjvënësve të debatojnë mbi ndonjë marrëveshje të re për t’u negociuar me krerët e BE-së para afatit të daljes në 31 tetor. Theresa May, paraardhësja e Kryeministrit Johnson, arriti një marrëveshje shkëputjeje me Brukselin një vit më parë, por Parlamenti nuk pranoi ta miratojë atë. Kundër marrëveshjes kishte si ligjvënës pro shkëputjes ashtu edhe nga ata që e kundërshtonin atë.

Sipas Dominic Grieve, një nga deputetët kryesorë konservatorë të rebeluar dhe ish-prokuror i përgjithshëm, pezullimi nënkupton që ligjvënësit do të kenë praktikisht vetëm shtatë ditë kohë për të bllokuar një Brexit pa marrëveshje. Ai paralajmëroi se ky hap mund t’i kthehet si goditje vetë kryeministrit dhe të veprojë si faktor unifikues që do të krijonte një shumicë, e cila javën e ardhshme mund të sigurojë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, ta rrëzojë atë dhe të shkaktojë zgjedhje të parakohshme, ose të miratojë legjislacionin që kërkon të parandalojë një Brexit pa marrëveshje.

Zoti Johnson drejton një qeveri konservatore të pakicës, e cila varet nga një vend i vetëm në parlament që i takon një partie të Irlandës Veriore. Ndërkaq, në parlament ka një shumicë deputetësh që janë kundër të ashtuquajturit Brexit pa marrëveshje. Pezullimi i parlamentit, i arritur me sukses nga Kryeministri Johnson përmes miratimit të Mbretëreshës, është diçka jashtëzakonisht e pazakontë në Britani. Vetëm katër herë në histori – në vitet 1628, 1831, 1948 dhe 1997, ka pasur pezullime të parlamentit për ta penguar atë të debatojë. Në këto raste, propozimi ka ardhur ose nga monarku, ose qeveria.

Pezullimi i vitit 1628 nga Çarlsi i Parë u bë fitili që ndezi Luftën Civile në Angli. Ndërsa ligjvënësit nga të gjitha partitë reaguan me zemërim ndaj pezullimit, kreu i Partisë kryesore të opozitës, Jeremy Corbyn, i shtoi një episod të ri dramës duke i shkruar mbretëreshës, me paralajmërimin se miratimi i pezullimit është “kundër dëshirave të shumicës në Dhomën e Komuneve.” Zoti Corbyn u akuzua se po e tërhiqte mbretëreshën në mosmarrëveshjet për çështjen Brexit.

Zoti Corbyn kërkoi të takonte mbretëreshën përpara se ajo të binte dakord me kërkesën e Kryeministrit Johnson, por letra e tij mbërriti tepër vonë. Mbështetësit e Kryeministrit argumentojnë se nëse ai vërtet do të donte të mbyllte Parlamentin, ai do të kërkonte një pezullim më të gjatë deri ditën pas përfundimit të afatit. Ata thanë se Parlamenti ka pasur mjaft kohë për të debatuar mbi çështjen Brexit. /Zëri i Amerikës

Tags: akuzohetJohnsonkryeministripabesi”

TË LIDHURA

BE-ja miraton hua prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën për vitet 2026–2027
Bota

BE-ja miraton hua prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën për vitet 2026–2027

13:38 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..
Bota

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Ndërruan jetë në banesë nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali
Rajoni

Ndërruan jetë në banesë nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

10:31 | 05/02/2026
Next Post
“Në Shqipëri nuk mërzitesh kurrë”, ambasadori austriak: Jam i bindur se kriza do zgjidhet!

“Në Shqipëri nuk mërzitesh kurrë”, ambasadori austriak: Jam i bindur se kriza do zgjidhet!

Leçe në kërkim të një sulmuesi, nis kontaktet me lojtarin e kombëtares shqiptare

Leçe në kërkim të një sulmuesi, nis kontaktet me lojtarin e kombëtares shqiptare

Moderatorja e njohur, shtatzënë për herë të dytë

Moderatorja e njohur, shtatzënë për herë të dytë







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Gara presidenciale në Kosovë/ Fillon numërimi mbrapsht, Osmani drejt mandatit të dytë
Kosovo

Gara presidenciale në Kosovë/ Fillon numërimi mbrapsht, Osmani drejt mandatit të dytë

by mirseda
16:40 | 05/02/2026
0

Edhe pse është demokraci parlamentare, në Kosovë ka pasur gjithmonë rëndësi se kush është ngjitur në pozitën...

Debate në GJKKO për Metën e Kryemadhin, avokati: Nuk ka vepër penale

Debate në GJKKO për Metën e Kryemadhin, avokati: Nuk ka vepër penale

16:37 | 05/02/2026
Protestë në Durrës kundër projektit TID: Jo prishjeve, kërkohet dialog me bashkinë

Protestë në Durrës kundër projektit TID: Jo prishjeve, kërkohet dialog me bashkinë

16:33 | 05/02/2026
Vazhdojnë lëkundjet sizmike në juglindje të vendit, tërmet në Devoll

Vazhdojnë lëkundjet sizmike në juglindje të vendit, tërmet në Devoll

16:30 | 05/02/2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

15:10 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com