Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Vrasja e punëtorit të kondicionerëve, dëshmia e babait të autorit: Djemtë ishin në plazh

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vrasja e punëtorit të kondicionerëve, dëshmia e babait të autorit: Djemtë ishin në plazh

Dosja e punëtorit të kondicionerëve Indrit Çela, tashmë është zbardhur e plotë. I riu humbi jetën në datën 22 gusht nga një plumb në kokë, e ndërsa autor i dyshuar i ngjarjes është Griseldo Kusi, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Në dëshmitë e zbardhura nga prokuroria, babai i Griseldo Kusit, Bujar Kusi, i cili ndodhet në qelli, i akuzuar për “veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, thotë se djemtë e tij, ditën e ngjarjes kanë qenë në plazh së bashku me dy shoqe.

Ai ka deklaruar se rreth orës 11:00 e ka marrë në telefon djali i tij, shtetasi Griseldo Kusi, i cili i ka kërkuar 50 mijë lekë të rinj. Teksa e ka pyetur se për çfarë i duheshin ato lekë, ai i ka thënë se do të dalë me të vëllanë dhe dy shoqet e tyre. Bujar Kusi i mëshon faktit se djemtë e tij ndodheshin në plazh, tek Gjiri i Lalëzit, në Durrës, me dy shoqet e tyre, të cilat ai nuk i njeh.

Dëshmia e Bujar Kusit:

“Fillimisht i është marrë procesverbal deklarimi shtetasit Bujar Kusi, si person që ka dijeni për rrethanat objekt hetimi, pronar i banesës, i cili ndër të tjera ka deklaruar se: “Sot më datën 22 gusht, në orën 07:00 të mëngjesit, kam shkuar në Kombinat tek dyqani im, i cili ndodhet në qendër të Kombinatit, është byrektore.

Aty kam qëndruar deri në orën 12:30. Rreth orës 11:00 më ka marrë në telefon djali im, shtetasi Griseldo Kusi dhe më ka kërkuar shumën e parave prej 50 mijë lekësh të rinj. Unë e kam pyetur se për çfarë i duhen dhe ai më ka thënë se do të dalë ai dhe vëllai, Albano me dy shoqe. Unë më pas shkova dhe tërhoqa shumën e parave që më kërkoi djali tek banka. Kam edhe faturën e bankës në banesë dhe këtë shumë parash ua kam dhënë dy djemve. Më pas unë shkova në banesën time, të cilën e sqarova më lart. Ndërkohë që kam qenë në banesë, dikush i Policisë më ka telefonuar dhe më ka thënë se duhet të paraqitesh tek objekti, i cili ndodhet në rrugën “Muhamet Gjollesha” , banesë private 3-katëshe, prapa shkollës “Sabaudin Gabrani”, ku unë jam pronar dhe kam qenë duke rregulluar tubat e kondicionimit të kësaj banese.

Jam paraqitur te banesa ime dhe aty mësova se çfarë kishte ndodhur. Rreth orës 13:55, ndërkohë që unë kam qenë në objekt në prani të punonjësve të Policisë, unë kam marrë në telefon shtetasin Mond Sula dhe i kam thënë se kush janë punëtorët e kondicionimit që më ka sjellë. Mondi më ka thënë se paskan bërë sherr Lorenc Veliaj me këtë punëtorin e kondicionerit dhe Lorenci e paska qëlluar me armë zjarri punëtorin e tubave të kondicionerit, të cilin me emër nuk e njoh, por mësova se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak. Të dy djemtë e mi, Albano dhe Griseldo, në dijeninë time ndodheshin në plazh, tek Gjiri i Lalëzit, në Durrës, me dy shoqet e tyre, të cilat nuk i njoh”.

 

 

Tags: Bujar KusiGriseldo Kusitkondicionere

TË LIDHURA

Partia “Mundësia” protestë për pronën, i bashkohen banorët
Aktualitet

Partia “Mundësia” protestë për pronën, i bashkohen banorët

18:43 | 05/03/2026
Rama: Do të ndërtohet muze i artit islam tek ish-Sarajet e Toptanëve
Politikë

Rama: Do të ndërtohet muze i artit islam tek ish-Sarajet e Toptanëve

18:22 | 05/03/2026
Sulmi iranian në Azerbajxhan, Rama: Regjimi i Ajatollahëve satanik, duhet izoluar
Shqipëria

Sulmi iranian në Azerbajxhan, Rama: Regjimi i Ajatollahëve satanik, duhet izoluar

17:56 | 05/03/2026
Next Post
“Në skenë i bie murit me kokë”, Rama citon Kastriot Çaushin

"Në skenë i bie murit me kokë", Rama citon Kastriot Çaushin

Lila “thumbon” Safet Gjicin: E tregoi veten çfarë xhentëlmeni është

Lila “thumbon” Safet Gjicin: E tregoi veten çfarë xhentëlmeni është

KQZ e Kosovës: Ja sa ditë do të zgjasë fushata zgjedhore

KQZ e Kosovës: Ja sa ditë do të zgjasë fushata zgjedhore







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Partia “Mundësia” protestë për pronën, i bashkohen banorët
Aktualitet

Partia “Mundësia” protestë për pronën, i bashkohen banorët

by mirseda
18:43 | 05/03/2026
0

“Partia Mundësia” ka organizuar protestën në kryeqytet për pronën. Protestës i janë bashkuar edhe banorë të Rrjollit,...

Rama: Do të ndërtohet muze i artit islam tek ish-Sarajet e Toptanëve

Rama: Do të ndërtohet muze i artit islam tek ish-Sarajet e Toptanëve

18:22 | 05/03/2026
Sulme ndaj objekteve balistike nëntokësore, plani i Izraelit për fazën e dytë të luftës në Iran

Sulme ndaj objekteve balistike nëntokësore, plani i Izraelit për fazën e dytë të luftës në Iran

18:01 | 05/03/2026
Sulmi iranian në Azerbajxhan, Rama: Regjimi i Ajatollahëve satanik, duhet izoluar

Sulmi iranian në Azerbajxhan, Rama: Regjimi i Ajatollahëve satanik, duhet izoluar

17:56 | 05/03/2026
Aksident në aksin Morinë-Kukës, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, policia në vendngjarje

Aksident në aksin Morinë-Kukës, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, policia në vendngjarje

17:53 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com