Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Plas sherri në mes të fushës, Xhaka zihet me kundërshtarin e tij

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Plas sherri në mes të fushës, Xhaka zihet me kundërshtarin e tij

Sistemi VAR është miratuar për përdorim edhe në kampionatin zviceran këtë sezon dhe shkak për polemikat e para rreth tij është bërë Taulant Xhaka.

Mesfushori i Kombëtares, i cili njihet edhe për lojën e tij luftarake në çdo aksion, ka qenë protagonist i një momenti në ndeshjen e fundjavës që Bazel ka zhvilluar ndaj Servetes, ndaj të cilës skuadra e mesfushorit shqiptar fitoi me rezultatin 3-1. Gjatë një momenti në pjesën e parë, mesfushori i Kombëtares është përfshirë në një duel force, ku ai dhe njëri prej kundërshtarëve, e kanë kaluar edhe masën e “normales”, duke bërë thuajse të njëjtën ndërhyrje të rrezikshme.

Kaq ka mjaftuar që njëri prej kundërshtarëve të Xhakës, ta kapë shqiptarin nga fanella në pjesën afër fytit. Në këtë moment, Xhaka i është kundërpërgjigjur teksa me dorën në fanellën e kundërshtarit, duket sikur afron dhe lëviz grushtin pranë mjekrës. Pra një farë tentative për ta goditur kundërshtarin e tij. Për këtë moment, sistemi VAR i arbitrimit nuk ka ndërhyrë dhe nga gjyqtari i ndeshjes, faulli është dhënë në favor të mesfushorit të Kombëtares.

Kaq ka mjaftuar që në Zvicër të nisë menjëherë debati në lidhje me praninë e këtij sistemi, ndërkohë që nuk ka ndërhyrë. Një prej ish-arbitrave me famë në futbollin helvet, Luixhi Ponte e ka komentuar të gabuar vendimin e kryesorit të takimit, por duke hapur polemika teksa shpjegon se VAR ka vendosur saktë, edhe duke mos ndërhyrë.

“Sipas meje, është vendosur gabim nga gjyqtari. Nëse gjyqtari e sheh një skenë të tillë, në atë moment ka vetëm një lloj ndëshkimi: Me karton të kuq”, është shprehur 67-vjeçari Ponte. Mirëpo, nga kjo deklaratë, merr fill edhe debati i ngritur në Zvicër për praninë e VAR-it, i cili nuk ndërhyri. “Ama, në lidhje me atë që ju thashë për kartonin (e pa dhënë), VAR ka vendosur drejt. Është krejtësisht korrekte që VAR të mos ndërhyjë. Kjo, sepse nuk bëhet fjalë për një goditje të pastër të Taulant Xhakës. Vetëm në këtë moment do të njoftonte ndëshkimin për të, nëse do të ishin të bindur nga monitorimi i pamjeve se Xhaka ka goditur kundërshtarin.

Duke mos qenë të tillë, atëherë është diçka që i lihet vetëm gjykimit të arbitrit që është në fushën e lojës”, ka shpjeguar ish-arbitri i cili ka gjykuar që nga viti 1967 dhe ka qenë presidenti i Shoqatës së arbitrave në Zvicër për 13 vite. Ai është një instruktor i gjyqtarëve që nga viti 1990. /Panoramasport

Përleshja e Xhakës on Vidnews.

Tags: fushesherrXhakaZihet

TË LIDHURA

Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë
Sport

Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë

18:51 | 26/02/2026
Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

09:31 | 21/02/2026
Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë
Sport

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
Next Post
Çështja “Brexit”, sfida e Anglisë: T’i biesh murit me kokë

Çështja “Brexit”, sfida e Anglisë: T’i biesh murit me kokë

Gjendet pa shenja jete në kanal një 23-vjeçar në Fier

Gjendet pa shenja jete në kanal një 23-vjeçar në Fier

Meta: Duhet shfrytëzuar urgjent gatishmëria e drejtuesve të OSBE-së

Meta: Duhet shfrytëzuar urgjent gatishmëria e drejtuesve të OSBE-së







JU REKOMANDOJMË

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026




TË FUNDIT

Erdogan: Sulmet në Iran, një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare
Bota

Erdogan: Sulmet në Iran, një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare

by mirseda
19:53 | 02/03/2026
0

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka kritikuar sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit. Erdogan...

Pas zjarrit, Berisha mungon në seancë dhe paralajmëron krizë

Pas zjarrit, Berisha mungon në seancë dhe paralajmëron krizë

19:49 | 02/03/2026
NATO: Aleanca s’është pjesë e sulmeve, por mbështet SHBA-në dhe Izraelin ndaj Iranit

NATO: Aleanca s’është pjesë e sulmeve, por mbështet SHBA-në dhe Izraelin ndaj Iranit

19:40 | 02/03/2026
Gjendet një çantë e dyshimtë te 15-katëshi në Tiranë/ Policia në zonë, pritet njësia anti-eksploziv

Gjendet një çantë e dyshimtë te 15-katëshi në Tiranë/ Policia në zonë, pritet njësia anti-eksploziv

19:23 | 02/03/2026
Peleshi: Aksi alternativ Librazhd-Prrenjas gati së shpejti, rrugët s’ndërtohen me fjalime

Peleshi: Aksi alternativ Librazhd-Prrenjas gati së shpejti, rrugët s’ndërtohen me fjalime

19:18 | 02/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com