Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Hoxha: Zgjedhje të parakohshme për t’i vazhduar proceset integruese

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Hoxha: Zgjedhje të parakohshme për t’i vazhduar proceset integruese

Për të shmangur ngecjet në proceset integruese që mund të shfaqen nga situata aktuale politike në të cilën ka hyrë Kosova, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, thotë ministrja në dorëheqje e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha. Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Hoxha thekson se është e rëndësishme të mos lejohet një vakum institucional pasi janë shumë procese të rëndësishme integruese të cilat duhet të vazhdojnë.

“Në situatën në të cilën gjendemi po e shohim se zgjedhjet janë të pashmangshme, është krijuar një situatë ku qytetari duhet ta thotë fjalën e vet dhe ta legjitimojë Qeverinë e re e cila do t’i prijë proceseve në të cilët jemi e që janë shumë të rëndësishme për vendin tonë“. “Zgjedhjet janë një proces që edhe vendet tjera kanë kaluar, zgjedhjet e parakohshme ndodhin edhe pse nuk është dashur, por pa marrë parasysh jemi në një situatë ku zgjedhjet janë të pashmangshme dhe unë besoj që sa më shpejtë të mbahen ato do ta eliminojnë apo kufizojnë zvarritjen e reformave”, thotë Hoxha.

Marrëveshja e Stabilizim Acocimit (MSA), thekson Hoxha dhe reformat që kërkohen nga kjo marrëveshje duhet të vazhdojnë të zbatohen, pasi edhe ashtu, shton Hoxha, nuk ka pasur një dinamikë të duhur. Marrëveshja e Stabilizim Acocimit (MSA) është marrëveshja e parë dhe e vetme kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e cila ka hyrë në fuqi më 1 prill të vitit 2016. Kjo marrëveshja obligon Kosovën që të bëjë reforma në sektorin e sundimit të ligjit, siç është pavarësia e Gjyqësorit dhe luftimi i korrupsionit, pastaj kërkon edhe reforma në ekonomi, arsim, shëndetësi dhe në shumë fusha të tjera.

Në tremujorin e parë të këtij viti, bazuar në Programin kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, del se 30 për qind e masave janë zbatuar plotësisht, ndërsa 70 për qind nuk janë zbatuar dhe përballen me vonesa serioze. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas Hoxhës janë të domosdoshme, pasi në këtë gjendje politike në të cilën gjendet vendi do të ketë shtyrje të miratimit të ligjeve të cilat janë të domosdoshme për reformat në procesin e integrimit.

“Ka ardhur koha që pashmangshëm të shkojmë në zgjedhje në mënyrë që edhe zbatimi i MSA-së të vazhdojë. Shtetit i nevojitet një qeveri që do të shtyjë dhe do të dinamizojë procesin e integrimit evropian”, thotë Hoxha.

Ndërkohë nga ekspertë të integrimeve konsiderohet se gjendja politike në të cilën ka hyrë Kosova pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit, do ta vë në pezullim edhe procesin edhe ashtu të ngadaltë integrues të Kosovës për në Bashkimin Evropian. Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), ka thënë për Radion Evropa e Lirë se reformat në sistemin e drejtësisë dhe fushat tjera që kërkohen në procesin e integrimit evropian do të shënojnë ngecje për shkak të situatës politike të krijuar në vend. Ai thotë se Qeveria në dorëheqje, edhe ashtu ka pasur një performancë të dobët në proceset integruese, por, që tani në situatën politike në të cilën ndodhet vendi, sipas tij, do të jetë edhe më e vështirë.

“Duke marrë dy kritere, Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) dhe liberalizimin e vizave, mund të themi se Qeveria e dorëhequr gjatë mandatit të saj nuk ka arritur të tregojë progres në fushën e integrimit evropian”, thotë Shasha. “Tani kur Qeveria është në dorëheqje kjo ndikon negativisht në procesin e integrimeve evropiane. Nëse deri më sot kemi pasur ecje të ngadaltë në fushën e integrimit, tani do të kemi një pezullim të procesit. Duke pasur parasysh organizimin e zgjedhjeve, mbajtjen e tyre, pastaj konstituimin e institucioneve të reja, unë mendoj se nuk do të kemi asnjë zhvillim së paku për një vit në proceset integruese”, thotë Shasha.

Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit më 19 korrik, pasi kishte marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit. Pas kthimit nga Haga, Haradinaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me kërkesën për “definimin e kompetencave dhe funksionit të qeverisë, pas dorëheqjes së tij. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka afat ligjor prej 60 ditësh për t’i dhënë një përgjigje kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj. /rel

Tags: hoxhaintegrueseprocesezgjedhje

TË LIDHURA

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar
Rajoni

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Aksidenti në Shirokë të Suharekës, dy këmbësore g*diten nga makina
Rajoni

Aksidenti në Shirokë të Suharekës, dy këmbësore g*diten nga makina

15:03 | 28/03/2026
Kurti takohet me Macron në Paris, diskutohet siguria e Kosovës dhe marrëdhëniet me Serbinë
Rajoni

Kurti takohet me Macron në Paris, diskutohet siguria e Kosovës dhe marrëdhëniet me Serbinë

20:11 | 27/03/2026
Next Post
Ja sa birrë konsumojnë shqiptarët

Ja sa birrë konsumojnë shqiptarët

Meta bën deklaratën e fortë: Të shpresojmë të mos na ndëshkojnë në…

Meta bën deklaratën e fortë: Të shpresojmë të mos na ndëshkojnë në...

Basha: Zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar

Basha: Zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com