Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk është shfaqur në gjendje të mirë shëndetësore në ambientet ku po mbahet Kuvendi i nëntë Zgjedhor i partisë.
Siç shihet edhe nga pamjet, ai ka hyrë brenda në sallë duke ecur me një patericë në dorë, si dhe është parë më një fashë në pjesën e qafës.
Kreu i LDK’së, kohë më parë i ishte nënshtruar një trajtimi shëndetësorë në Gjermani, në një qendër për terapi fizikale. Mjeku i tij, Halil Krasniqi ka thënë për “Gazeta Express”, se këtë trajtimi fizioterapeutik, Mustafa e kishte kryer edhe dy javë më parë.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka votuar sot kryetari e partisë, ku Mustafa ka dalë fitues, duke udhëhequr kështu edhe për 4 vjet të tjera partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.