Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

SHBA bën hapin e madh pas, tërhiqet nga traktati i forcave bërthamore

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
SHBA bën hapin e madh pas, tërhiqet nga traktati i forcave bërthamore

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën të premten nga traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi (INF), pasi Moska refuzoi të shkatërrojnë raketat e reja të prodhuara prej saj, për të cilat NATO-ja thotë se shkelin paktin. “Rusia nuk arriti t’i rikthehej pajtueshmërisë së plotë e të verifikueshme përmes shkatërrimit të sistemit të ri të raketave që nisen nga toka (SSC-8 ose 9M729), me rreze të mesme veprimi”, tha në një deklaratë sekretari i Shtetit Mike Pompeo.

“Përgjegjësia për prishjen e traktatit është vetëm e Rusisë”, shtoi ai.

Zoti Pompeo tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara: “nuk do të jenë palë e një traktati që është shkelur qëllimisht nga Rusia. Mosrespektimi nga Moska e kushteve të këtij pakti rrezikon interesat kryesore të SHBA-së pasi prodhimi dhe dislokimi i një sistemi raketash që shkel traktatin, paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët tanë”. Të enjten, presidenti amerikan Donald Trump tha se shpresonte në arritjen e një marrëveshjeje të re për të zëvendësuar paktin historik të periudhës së Luftës së Ftohtë.

“Rusia kërkon të bëjë diçka me traktatin bërthamor dhe unë nuk kam kundërshtim. Ata do të donin të bënin diçka dhe unë gjithashtu”, tha Trump duke iu përgjigjur një pyetjeje të Zërit të Amerikës të enjten pasdite. Por duke folur në ambientet e jashtme të Shtëpisë së Bardhë përpara se të hipte në helikopterin presidencial Trump tha se “nuk kishte diskutuar rreth traktatit të Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi” gjatë një bisede që kishte pasur një ditë më parë me Presidentin rus Vladimir Putin.

Gjatë deklaratës së tij Pompeo i bëri thirrje Rusisë dhe Kinës “t’i bashkohen mundësisë për të dhënë rezultate reale në fushën e sigurisë për vendet e tyre dhe për të gjithë botën”. Me skadimin e traktatit, bota humbet “një mekanizëm të paçmueshëm që frenon luftën bërthamore”, u tha gazetarëve të enjten Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres. “Kjo ka të ngjarë të rrisë dhe jo të zvogëlojë kërcënimin që paraqesin raketat balistike”, tha ai.

Për muaj të tërë zyrtarët amerikanë kanë shprehur pakënaqësinë që Rusia nuk i dëgjoi thirrjet e zyrtarëve në Uashington dhe në Evropë për t’i dhënë fund shkeljes së traktatit.

Zyrtarët rusë pretendojnë se ata i kanë respektuar rreptësisht kushtet e traktatit dhe nuk kanë lejuar shkelje. Një muaj më parë Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi ligjin që pezullonte pjesëmarrjen e vendit të tij në traktat, pesë muaj pasi administrata Trump ndërmori një hap të ngjashëm. Pakti ka qenë një shtyllë për sigurinë evropiane për më shumë se 30 vjet. Ai ndalon prodhimin dhe dislokimin e raketave bërthamore me rreze veprimi prej 500 në 5,500 kilometra.

Udhëheqësit evropianë, duke iu frikësuar një gare të re armatimi me prishjen e traktatit, i kanë bërë thirrje Uashingtonit dhe Moskës të qëndrojnë të angazhuar në mënyrë konstruktive në përpjekje për ta ruajtur atë.

Marrëveshja e vitit 1987 u nënshkrua nga Presidenti amerikan Ronald Reagan dhe udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbachev. Falë saj, dy vendet u angazhuan të eliminojnë arsenalin e raketave me rreze të mesme veprimi. /VOA

Tags: forca berthamorehapSHBAtraktat

TË LIDHURA

Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim 2 ditor me rastin e Pashkëve Ortodokse
Bota

Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim 2 ditor me rastin e Pashkëve Ortodokse

22:39 | 09/04/2026
Pas deklaratës së Netanjahut për paqe, Izraeli nis sulme të reja në Liban
Bota

Pas deklaratës së Netanjahut për paqe, Izraeli nis sulme të reja në Liban

22:33 | 09/04/2026
Reuters: Trump po shqyrton tërheqjen e disa trupave amerikane nga Evropa mes tensioneve të NATO-s
Bota

Reuters: Trump po shqyrton tërheqjen e disa trupave amerikane nga Evropa mes tensioneve të NATO-s

21:24 | 09/04/2026
Next Post
Ja kush është mashkulli që i ka vjedhur zemrën vajzës së Jozefina Topallit

Ja kush është mashkulli që i ka vjedhur zemrën vajzës së Jozefina Topallit

Itali/ Bie nga çatia teksa punonte, humb jetën tragjikisht i riu shqiptar

Itali/ Bie nga çatia teksa punonte, humb jetën tragjikisht i riu shqiptar

Parashikimi i motit, datë 28 mars 2019

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim 2 ditor me rastin e Pashkëve Ortodokse
Bota

Lufta në Ukrainë, Putin shpall armëpushim 2 ditor me rastin e Pashkëve Ortodokse

by mirseda
22:39 | 09/04/2026
0

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar një armëpushim të Pashkëve ortodokse me Ukrainën, sipas një deklarate të...

Pas deklaratës së Netanjahut për paqe, Izraeli nis sulme të reja në Liban

Pas deklaratës së Netanjahut për paqe, Izraeli nis sulme të reja në Liban

22:33 | 09/04/2026
Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks i madh në doganën e Kapshticës

Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks i madh në doganën e Kapshticës

22:05 | 09/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Reuters: Trump po shqyrton tërheqjen e disa trupave amerikane nga Evropa mes tensioneve të NATO-s

Reuters: Trump po shqyrton tërheqjen e disa trupave amerikane nga Evropa mes tensioneve të NATO-s

21:24 | 09/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com