Reperi i njohur amerikan, Diddy ka habitur gjithë opinionin publik teksa është parë nën shoqërinë e ish të dashurës së djalit të tij. Justin Combs, djali 25-vjeçar i Diddy u nda pak kohë më parë nga e dashura e tij modele, 22-vjeçare, Lori Harvey.
Ndërkohë që këtë fundjavë, Diddy është fotografuar sërish me modelen 22-vjeçare në atë çfarë mediat e huaja e quajnë një takim romantik, ndërsa të dy shihen të kenë kombinuar edhe veshjet.
Teksa disa prej fansave po merren me diferencën prej 27 vitesh mes reperit dhe modeles, shumë persona të tjerë po e shfrytëzojnë këtë gjë për t’u tallur me djalin e këngëtarit, duke e bërë meme në rrjetet sociale.