Një ngjarje tronditëse është regjistruar, ku boksieri argjentinas Hugo Santillon, 23 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e dëmtimeve të shumta.
Santillon u ndesh të shtunën për peshat super të lehta me ekuadorianin Eduardo Javier Abreu, por pas përfundimit të përballjes, u “shemb” në tokë dhe u dërgua menjëherë në spital.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, Santillon humbi jenët ditën e sotme për arsye se kishte kaluar në hemorragji cerebrale.
https://twitter.com/BoxingHls/status/1152792815820316678
Kjo është tronditja e dytë për sportin e boksit brenda pak kohësh, pasi ditën e martë ishte boksieri rus Maxim Dadashiev, që humbi jetën pas qëndrimit për 4 ditësh në koma në një spital në Maryland të SHBA-ve.