Policia maqedonase ka bastisur shtëpinë e kryeprokurores Katica Janeva, e cila dha papritur dorëheqjen një ditë më parë.
Menjëherë pas bastisjes, kryeprokurores Janeva, i është konfiskuar edhe telefoni. Lajmi është konfirmuar për Fokus nga PTHP-ja.
Ndërkohë janë dorëzuar para gjykatësit të procedurës paraprake, Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski, të cilët dyshohen në rastin e sotëm që ka ndërmarrë PTHP-ja për ndërhyrje kundërligjore, pastrim parash dhe përvetësim të të mirave materiale.
Sakaq, Prokuroria ka kërkuar paraburgim për të dyshuarit, Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski, ndërsa pretendohet se dy personat në fjalë kanë marrë 1.5 milionë euro nga një biznesmen për ta ndaluar hetimin kundër tij.