Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Të rinjtë e sotshëm “brez i humbur”, vegjetimi në nivele alarmante

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Të rinjtë e sotshëm “brez i humbur”, vegjetimi në nivele alarmante

Shqipëria e ka në nivele alarmante numrin e të rinjve që nuk janë as në punë dhe as në shkollë (28.6 për qind të rinjve 15-29 vjeç në vitin 2018). Ky nivel i lartë i të rinjve pa asnjë angazhim është veçanërisht alarmante për një ekonomi, pasi ato mund të prodhojnë në një ‘gjeneratë të humbur’, me pasoja të shumëfishta negative, analizoi Ministria e Financave në vlerësim për ecurinë e strategjisë për punësimin dhe aftësitë 2016-2020. Shqipëria e ka nivelin më të lartë të të rinjve pa asnjë angazhim në raport me Rajonin dhe BE-në. Në BE 14 % e të rinjve 15-29 vjeç nuk janë as në punë as në shkollë, teksa ne Shqipëri ky tregues është sa dyfishi.

Të rinjtë shqiptare karakterizohen nga një nivel i lartë dembelizmi. Sipas një studimi të kryer nga Fondacioni “Friedrich Ebert” në Tiranë, të rinjtë shqiptarë harxhojnë çdo ditë mesatarisht, 2.3 orë duke parë televizor, si dhe 3.9 orë online. Por nuk janë këto aktivitetet e vetme. Kafenetë zënë një pjesë të konsiderueshme të jetës së të rinjve shqiptarë. Sipas studimit në fjalë, të publikuar së fundmi, gjysma e të rinjve të pyetur e kalojnë shpesh kohën e lirë duke frekuentuar kafene dhe lokale, ndërkohë që 21% e bëjnë këtë me raste.

Shpenzimi i kohës së lirë nga të rinjtë është i rëndësishëm, sepse tregon elemente të tjera të jetës së tyre, si dhe të planeve për të ardhmen. Aktivitetet më të zakonshme, që të rinjtë bëjnë shpesh në kohën e lirë, çdo ditë ose disa herë në javë, janë dëgjimi i muzikës (85% e bëjnë këtë shumë shpesh) , dalja me miqtë (70% e bëjnë shumë shpesh), shikimi i filmave (72%), relaksimi dhe kalimi kohës me familjen e tyre (92 e bëjnë shpesh). Gjatë vitit 2018, sipas anketës së Forcave të Punës, forca e punës në Shqipëri ishte 1 milion dhe 404 mijë persona, ndërsa shkalla e pjesëmarrjes për grupmoshën 15-64 vjeç ishte 68.3%. Shkalla e punësimit (15-64) për femrat është 52.4%, për meshkujt 66.7%, gjithsej 59.5%, për një total prej 1.230 mijë persona të punësuar.

Nga viti 2017 deri në vitin 2018, punësimi është rritur me 3% dhe shkalla e papunësisë (15-74) ka rënë nga 1.4 pp në 12.3%. Shkalla e papunësisë së të rinjve (15-24) është 28.3% dhe papunësia afatgjatë (njerëzit që gjenden në këtë situatë për më shumë se 12 muaj) janë 67.4% të totalit.

Vlerësimi i Ministrisë së Financave tregon se pjesën më të madhe bujqësia kontribuon në punësim, e cila punëson 47.7% e totalit të te punësuarve. Ky zhvillim sugjeron nevojën urgjente për të krijuar vende më produktive dhe të kualifikuara, pasi sektori bujqësor zakonisht ofron pagesa dhe kualifikim të ulët. /Monitor

Tags: alarmantebrezte rinjvegjetim

TË LIDHURA

Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat
Aktualitet

Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat

21:35 | 06/04/2026
Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë
Politikë

Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë

20:32 | 06/04/2026
Samiti i diasporës, publikohet agjenda
Aktualitet

Samiti i diasporës, publikohet agjenda

20:03 | 06/04/2026
Next Post
Bojaxhiu përballë Veliajt në Tiranë?

Çdo të bëjë PD-ja pas shkarkimit të Metës?

Ministri i Bosnjës: Kosova i dha goditje bashkëpunimit rajonal

Ministri i Bosnjës: Kosova i dha goditje bashkëpunimit rajonal

Kuvendi miratoi Komisionin për shkarkimin e tij, Meta ka një mesazh që në mëngjes

Kuvendi miratoi Komisionin për shkarkimin e tij, Meta ka një mesazh që në mëngjes







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat
Aktualitet

Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat

by mirseda
21:35 | 06/04/2026
0

Në tunelin e Llogarasë pritet që brenda këtij muaji të nis dhe aplikimi i tarifave, ndërsa deri...

“Presidenti Trump nuk po bën shaka”, Hegseth: Irani duhet të bëjë zgjedhjen e mençur

“Presidenti Trump nuk po bën shaka”, Hegseth: Irani duhet të bëjë zgjedhjen e mençur

21:32 | 06/04/2026
Trump: Trafiku i lirë i naftës duhet të jetë pjesë e çdo marrëveshjeje të mundshme me Iranin

Trump: Trafiku i lirë i naftës duhet të jetë pjesë e çdo marrëveshjeje të mundshme me Iranin

21:18 | 06/04/2026
WSJ: Trump shmangu “gabimin e Koresë së Veriut” me Iranin

“Jam shumë i zhgënjyer nga NATO”, Trump: Marrëveshje apo “ferr” për Iranin?

20:37 | 06/04/2026
Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë

Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë

20:32 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com