Një kamion është përplasur me një tramvaj këtë të premte në Zvicër, e për pasojë disa persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas gazetës vendase, 20minuten, aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si Hubertus në Cyrih.
Në një deklaratë për mediet, Agjencia e Trenave të Zvicrës, e konsideroi ngjarjen një incident “shumë serioz”. Sipas agjencisë, 12 personat që kanë mbetur të lënduar nga përplasja ndodhen në gjendje kritike për jetën.