Në një moment që Argjentina është duke kaluar një moment aspak të mirë, është Lautaro Martinez lojtari që i ka “shpëtuar”. Për yllin e ri të Interit janë duke folur të gjithë, pasi është duke udhëhequr kombëtaren në çerekfinalet e Kupës së Amerikës.
Babai i sulmuesit zikaltër, Mario Martinez, ka folur për djalin e tij në një intervistë të dhënë për “Super Deportivo Radio”.
“Kemi parë se Messi, Aguero dhe Lautaro mund të luajnë bashkë. Kemi parë edhe se me këtë skemë mund të sulmohet, mbrohet dhe të ketë ekuilibër. Të tre kanë lëvizur në sulm dhe kanë bllokuar daljen e kundërshtarëve përpara.
Do të ishte bukur nëse do të luanin kështu edhe ndaj Venezuelës. Unë do të doja që Lautaro të ishte titullar në të gjitha ndeshjet. Për ta bërë këtë, duhet të punojë shumë. E ardhmja? Një baba do të ëndërronte që të stërvitej nga Pep Guardiola në një moment të karrierës”, ka thënë Mario Martinez.