Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Për paqen mendoni edhe si katolik, zoti ministër

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Për paqen mendoni edhe si katolik, zoti ministër

Nga FRANO KULLI 

Në një shkrim timin: “Katolikët martirë… ose të përdorur”, në kohën kur zoti Sandër Lleshaj qe emëruar ministër i Brendshëm, një emërim i përcjellë me një diskurs sa pohues aq dhe mohues prej zyrave të larta të shtetit po edhe prej opinionit publik, kam shkruar për të edhe këto radhë: “….(Kryeministrit) i erdhi në nevojë një ministër katolik. Kjo cilësi i është përmendur si njëra prej dy cilësive të qenësishme të CV-së tij. Bashkëshoqëruar me background-in serioz profesional në fushën ushtarake, si dhe një konfermë të pëlqyeshme, certifikuar prej shkrimtarit tonë të shquar bashkëkohor, Ismail Kadaresë.

Cilësi dhe certifikata për gjeneral Sandrin, të cilat Kryeministri ynë i ka aty, në zyrën e tij, bashkë me vetë gjeneralin këshilltar, që prej 5 a 6 vjetësh.

Por që, ja, tani po rifreskohen. Thua si nevojë përdorimi për gjeneral Sandër Lleshajn?

Ky ka qenë arsyetimi im i publikuar në nëntorin e vitit të shkuar, tamam asokohe kur zoti Sandër Lleshaj u “shugurua” ministër i Brendshëm, në një rrethanë kur dy të tjerë ministra Rendi të mëparshëm të qeverisë së zotit Rama ishin rrëzuar keqas, aq keq sa s’ka ku të shkojë, të dy me akuza tepër të rënda, njëri si përgjegjës për kanabizimin e vendit dhe tjetri si mbrojtës i inkriminimit të njeriut të afërt me tagrat që i jep pushteti i lartë. Kishim pasur të drejtën të mendonim asohere se Kryeministrit, të ndodhur në ato rrethana, i duhej, më së shumti si kartë morale emërimi si i ministër i Brendshëm i zotit Sandër Lleshaj. Pyetja, se a po thirrej gjeneral Sandri si nevojë përdorimi, asohere ishte vetëm një dyshim, i cili rridhte nga eksperienca e gjatë e mëparshme e historisë së katolikëve shqiptarë në raport me shtetin e tyre. Ajo, historia pra, na kishte bërë me dije se me katolikët, shteti shqiptar nuk kishte qenë thuajse hiç dashamirës. Ai i regjimit sidomos, veprimin e parë që kishte bërë me ta kishte qenë persekutimi. Mënjanimi, burgimi, pushkatimi, heqja e tyre nga faqja e dheut. Me elitën e katolikëve sidomos qe sjellë kështu diktatori, që ishte edhe elita e spikatur e Shqipërisë gjithashtu. Njerëzit e klerit, të parët që e kishin shërbyer çështjen kombëtare në mënyrë shembullore. Dhe bash për këtë, diktatori e kishte shpallë që në fillim si devizë mllefin e tij: “duhet t’i zhdukim priftërinjtë se janë të ditur…”, kishte thënë ai në zyrat e tij të errëta. Dhe për t’iu marrë dëshminë e fundit përpara pushkatimit, do t’u dërgonte një katolikun e “tyre” aspirant, Tonin Milotin..

Ata që me zërin e veprimin e tyre publik e patriotik kishin ringjallë ndjesitë kombëtare deri rrafshin e mirëkuptimit e të qytetërimit europian. Por edhe të tjerët intelektualë laikë katolikë, të shkolluar e të formuar mirë në shkollat europiane të kohës dhe të pajisur njëherësh me ndjesinë e dashnisë për kombin e vendin e vet.

Vetëm në fillesat e demokracisë pati ftesë për përfaqësues dinjitozë katolikë në nivelet e larta të shtetit: Pjetër Arbnori, Alfred Serreqi, Kolec Topalli, më pas Jozefina Topalli… Në vitin ’98, u bënë ministra edhe Zef Preçi, një ekspert par exellence i ekonomisë e Preç Zogaj, një shkrimtar e veprimtar i shquar publik qysh herët, gjithashtu. Po vetëm për nja tre javë i mbajtën në ato poste, me sa kujtojmë, se masandej menjëherë u shkarkuan si të papërshtatshëm… Ani, pse edhe të gjithë ata, në afrinë e majave të pushtetit ku ishin… “çelsat e kashtës” kishin.

Po le të kthehemi te ministër Sandri. Shpejt, zotit Lleshaj i ra të ballafaqohej me situatën delikate të protestës së parë masive popullore të prirë nga opozita. E me të tjera protesta në vijim që zunë fill, secila më e madhe se tjetra e që nuk po kanë të sosur. Ministër Sandri mbushi autobotet me ujë e me gaz lotsjellës dhe u gadit (u bë gati) përballë protestuesve. Kjo qe puna e parë që i ra në hise të bëjë si ministër. Me synimin për t’i zmbrapsur protestuesit me çdo kusht. Që ata të mos arrinin e të dogonisnin (bezdisnin) qeverinë e shefin e tij. Pa parë aspak shkakun e protestës, pa parë aspak nga ana e tij, andej nga pallati qeveritar prej ku dilnin e dalin përditë zullume që e lodhin dhe po e lodhin shumë njerëzinë këtu. E, për fat, po ua zgjojnë atyre njerëzve nervin e fjetur të reagimit ndaj së keqes. Ashtu siç shohim të ndodhë përditë në botën e qytetëruar, xhanëm. Se e keqe e madhe është të të nxjerrin nga shtëpia sepse i pari i qytetit do të ngrejë kullat e tij mbi themelet e shtëpisë tënde të ngritur me mundin e djersën e njëzet e kusur viteve. Dhe aty, ngjitur me shtëpinë tënde, nga paratë publike, që janë dhe të tuat, të kërkojë t’i shvasë tridhjetë e ca milionë euro me një dorë.

Është e keqe e madhe, zoti ministër, ta mbash dajakun gati për fukaranë që s’ka mujt me pague 30 mijë lekë dritat e me i “kreh bishtin” shefit të dritave që përdoron e çon dëm miliona euro blerje energjie me PPP-të. Është padrejtësi e madhe kjo, zoti ministër, që e çon kufirin e durimit deri te protesta, herë-herë edhe e ashpër. Përtej kufijve të arsyes së paqtë. E gjendja duket se po shkon më në zgript, zoti ministër. Absurdi i konfliktit politik nuk po jep shenja se mund të ndalet, dhe në ty është barra jo e lehtë e mbajtjes së rendit të paqtë në këtë vend. Ndaj, do të ishte mirë që ju të mendonit për rrugët e paqes, së pari. Përtej harlisjes delirante të shefave eprorë..

Për paqen është mirë të mendoni edhe… si katolik, zoti ministër Lleshaj. Si mënyrë sjelljeje, kurdoherë në respekt të ligjit. E në respekt edhe të atyre që s’janë me ty e me shefin tënd, zoti ministër. Edhe sepse, siç u tha në krye të këtyre radhëve, njëra prej kredencialeve të tua, kur je ftuar aty, ka qenë edhe kjo… Dhe padyshim, rendi publik i vendosur me paqe është më i miri.

TË LIDHURA

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
Next Post
Basha merr vendimin surprizë, shfaqet në prani të …

Basha merr vendimin surprizë, shfaqet në prani të ...

Foto pikante nga protesta, Rama në shtrat me “kriminelë”

Foto pikante nga protesta, Rama në shtrat me “kriminelë”

Kryemadhi i nxjerr ‘sekretin’ Ramës: Ka punësuar fallxhorë në Kryeministri

Kryemadhi i nxjerr ‘sekretin’ Ramës: Ka punësuar fallxhorë në Kryeministri

JU REKOMANDOJMË

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025




TË FUNDIT

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar
Aktualitet

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar

by mirseda
23:04 | 02/08/2025
0

Ngjarja ndodhi orët e vona të mbrëmjes së sotme te rrethrrotullimi i Skeles. Krimi dyshohet se ka...

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë! Makina përplas këmbësorin

22:40 | 02/08/2025
Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

20:02 | 02/08/2025
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com