Japonia është goditur nga një tërmet i fuqishëm prej 6.8 ballësh. Autoritetet kanë dhënë paralajmërimin për ndonjë cunami të mundshëm, si pasojë e lëkundjeve të fuqishme.
Mediat e huaja raportojnë se lëkundjet e tokës janë ndjerë në veri-lindje të vendit. Po kështu, tërmeti u ndje në lindje të brigjeve të Honshu, rreth 30 milje nga qyteti Sakata.
Fatmirësisht, nuk është raportuar për të lënduar. Epiqendra e tërmetit ka qenë e cekët dhe goditi 10 km nën sipërfaqe. Sidoqoftë, dridhjet e cekëta mund të shkaktojnë më shumë dëme në sipërfaqen e tokës. Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA), lëshoi një paralajmërim për një cunami me dallgë deti nga 0.2 deri 1.0 metra.