Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Tirana Bank dhe UNDP në partneritet për të promovuar mbrojtjen e mjedisit

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tirana Bank dhe UNDP në partneritet për të promovuar mbrojtjen e mjedisit

Tirana Bank, në linjë me politikat e Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës, së Grupit Balfin dhe UNDP, Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara, prezantuan sot një partneritet  për të promovuar mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri. Fushata tre mujore, e cila i vë qytetarët në krye të mbrojtjes së mjedisit, do të zbatohet nga të dyja palët. Fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin rreth seriozitetit dhe urgjencës së rrezikut që vjen si pasojë e ndryshimeve klimatike dhe t’i bëjë thirrje publikut të gjerë për të vepruar në mbrojtje të natyrës, detit e lumenjve dhe për të trajtuar çështjen e ndryshimeve klimatike.

Drejtori i Përgjithshëm i Tirana Bank, Dritan Mustafa u shpreh: “Partneritetin me UNDP Albania në këtë projekt e shohim si një vlerë të shtuar të fushatës sonë të përbashkët. Fushata jonë do të trajtojë dy çështje kyçe të mbrojtjes së mjedisit. Letra e ricikluar ndikon në ruajtjen e burimeve natyrore, redukton emetimet e gazrave serë, zvogëlon ndotjen. Riciklimi dhe përgjegjshmëria ndaj ndryshimeve klimatike janë të ndërlidhura, të dyja kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit“.

Limya Eltayeb, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, u shpreh: “Partneritetet janë në qendër të axhendës së zhvillimit të qëndrueshëm dhe axhendës së UNDP-së. Agjenda 2030 i angazhon të gjitha palët e interesuara dhe sidomos sektorin privat, që të punojnë së bashku për të nxitur rritjen ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, zhvillimin shoqëror dhe mbrojtjen e mjedisit, ndërkohë që të gjithë janë të përfshirë. Në këtë drejtim, jemi të lumtur të bashkohemi me Tirana Bank për të rritur ndërgjegjësimin, përkrahjen dhe gjenerimin e veprimeve nga shoqëria në mbështetje të mjedisit”.

Fushata tre mujore “Të gjithë për Tokën” do të promovohet në media duke synuar të përçojë mesazhin e përgjegjshmërisë për të mbrojtur mjedisin.

Fushata e ndërgjegjësimit nuk është konceptuar thjesht si këshilluese ndaj publikut, por vetë stafi i Bankës është angazhuar në veprime konkrete në mbrojtje të dy kauzave.

Për vite me radhë Tirana Bank ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme për riciklimin e letrës në dobi të natyrës. Referuar të dhënave të çertifikatave ECO lëshuar nga kompania Reisswolf Albania, vetëm në 7 muajt e fundit sasia e letrës së ricikluar ka qenë mbi 16 ton, kjo e përkthyer në kursim të:

  • Rreth 49,000 kg drurë
  • 517,000 Litra ujë
  • 107,000 Kw/H energji

Në vijim t֝ë kësaj nisme, gjatë muajit qershor stafi i Tirana Bank është sensibilizuar në pastrimin e disa zonave në mbarë Shqipërinë (Tiranë, Shkodër, Sarandë, Pogradec, Fier etj), duke konkretizuar objektivat e fushatës.

Lidhur me kauzën e dytë, të ndryshimeve klimatike, Tirana Bank dhe UNDP kanë përzgjedhur që nëpërmjet videove këshilluese të ndërgjegjësojë publikun mbi rëndësinë e veprimeve të përditshme nën moton: “Çdo veprim i vogël ka vlerë!”.

Tags: e mjedisitmbrojtjennë partneritetpër të promovuarTirana Bank dhe UNDP

TË LIDHURA

Alarm për e-Albania: rrezik për biznesin dhe të dhënat
Ekonomi

Alarm për e-Albania: rrezik për biznesin dhe të dhënat

16:18 | 10/02/2026
Çfarë do ndodhë me mbetjet në Durrës? Ministri i Mjedisit: Dy rrugët që mund të ndiqen
Aktualitet

Çfarë do ndodhë me mbetjet në Durrës? Ministri i Mjedisit: Dy rrugët që mund të ndiqen

15:14 | 10/02/2026
Kryebashkiaku Memolla do e vuajë dënimin në burgun e Rrogozhinës
Aktualitet

Kryebashkiaku Memolla do e vuajë dënimin në burgun e Rrogozhinës

15:00 | 10/02/2026
Next Post
E PLOTË/ 16 përgjimet që dëshmojnë si u BLENË votat në zgjedhjet e 2017

E PLOTË/ 16 përgjimet që dëshmojnë si u BLENË votat në zgjedhjet e 2017

Dritan Zagani lëshon paralajmërimin ‘bombë’: S’keni parë gjë akoma!

Dritan Zagani lëshon paralajmërimin ‘bombë’: S’keni parë gjë akoma!

Kjo nuk pritej/ PD vihet në lëvizje, ja çfarë do ndodhë

Kjo nuk pritej/ PD vihet në lëvizje, ja çfarë do ndodhë







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Alarm për e-Albania: rrezik për biznesin dhe të dhënat
Ekonomi

Alarm për e-Albania: rrezik për biznesin dhe të dhënat

by mirseda
16:18 | 10/02/2026
0

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka reaguar përmes një deklarate zyrtare lidhur me situatën e...

Çfarë do ndodhë me mbetjet në Durrës? Ministri i Mjedisit: Dy rrugët që mund të ndiqen

Çfarë do ndodhë me mbetjet në Durrës? Ministri i Mjedisit: Dy rrugët që mund të ndiqen

15:14 | 10/02/2026
Lirohet ish-komandanti i UÇK-së, Haxhi Shala mbërrin në Kosovë

Lirohet ish-komandanti i UÇK-së, Haxhi Shala mbërrin në Kosovë

15:04 | 10/02/2026
Kryebashkiaku Memolla do e vuajë dënimin në burgun e Rrogozhinës

Kryebashkiaku Memolla do e vuajë dënimin në burgun e Rrogozhinës

15:00 | 10/02/2026
Pas protestave të banorëve, tërhiqet grupi i këshilltarëve bashkiakë të PS-së,ska vendim pa opozitën

Pas protestave të banorëve, tërhiqet grupi i këshilltarëve bashkiakë të PS-së,ska vendim pa opozitën

14:55 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com