Peter Tiede është gazetari gjerman, i cili publikoi plot 6 video përgjime që tronditën politikën shqiptare.
Gazetari i Bild, në artikullin e publikuar më herët ku nxori dhe video-përgjimet, shkruante se vendimi për publikimin e tyre erdhi pasi qeveria e konkretisht kryeministri Rama e akuzuan atë për “fake news”.
Tashmë, Tiede ka paralajmëruar publikimin e përgjimeve të tjera, që pritet të thellojnë skandalin se si blihen votat gjatë fushatave elektorale.
‘Përgjime të reja për krimin elektoral në Shqipëri: Nesër pasdite…. Si Shqiptar unë do të shikoj në bild.de të hënën pasdite’, shkruan gazetari, duke paralajmëruar se përgjimet dalin nesër pasdite.