Qëndresa Krelani është e vetmja komentatore femër në trevat shqiptare. Mes saj dhe futbollistit të Kosovës, Edon Zhegrovës ka nisur një debat në distancë për një episod të ndodhur gjatë përballjes së “Dardanëve” me Malin e Zi.
Historia nis me rrëfimin e Krelanit, që shprehej se një ndër gabimet e saj në komentim, ishte momenti kur kishte lënë mikrofonin ndezur dhe kishte bërtitur: “Gjuaje o idiot”.
Këto fjalë i drejtoheshin Zhegrovës, për një gabim të bërë në fushën e lojës. Vetë futbollisti i Bazelit nuk e ka pritur aspak mirë, duke e konsideruar si një gjest të ulët. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Qëndresa Krelanit, që për “Sports Show” ka thënë: “Duhet të bëhet burrë dhe të jetë para meje, jo të më dërgoj motrën. Tani vetëm Vedat i Stupcave ka ngelur pa më shkruar për të”, ka thënë komentatorja shqiptare.