Supermodelja ruse, Irina Shayk vetëm para pak ditësh u nda nga partneri i saj Bradley Cooper me të cilin ka një vogëlushe të quajtur Lea De Seine.
Për hir të kësaj të fundit, thuhet se dyshja janë munduar prej kohësh që të përmirësojnë marrëdhënien mes tyre, derisa ajo u bë toksike dhe e pamundur për të ekzistuar më.
Aktualisht dyshja po kryen procedurat e nevojshme për të ndarë kujdestarinë e vajzës, ndërkohë e dini se ku është momentalisht Irina?
Bukuroshja është arratisur bashkë me miqtë e saj në Islandë, që është vërtet një vend magjik dhe me një natyrë përrallore.
Vetë Irina ka publikuar një foto dhe s’mund të rrimë pa thënë: Duket e mrekullueshme.
Siç është e dukshme, pasi i dha duart Bradley-t, modelja ka vendosur që t’i japë një drejtim të ri jetës së saj dhe fundja mirë bën!