Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Falsifikoi shkresën për partinë e Patozit”, PD padit Gjonçajn

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Falsifikoi shkresën për partinë e Patozit”, PD padit Gjonçajn

Partia Demokratike ka hedhur sërish akuza ndaj partisë Bindja Demokratike, të cilën e akuzon si një parti të krijuar në paradhomën e Edi Ramës.

Ditën e djeshme, PD denoncoi dje manipulimin që, sipas saj është bërë me urdhër të Edi Ramës për regjistrimin e Bindjes Demokratike. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, publikoi dokumente të cilat vërtetojnë se partia politike e Astrit Patozit, e regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit nga KQZ, nuk zotëron asnjë mandat deputeti në 6 muajt e fundit në Kuvend.

“Për herë të parë, pas 30 viteve pluralizëm, Edi Rama po kthen votimin monist, duke urdhëruar falsifikimin e procesit me kandidatë falsë e të paligjshëm nga Bindja Demokratike.

Ajo nuk ka as deputetë, të paktën 6 muajt e fundit, as firma votuesish. Edi Rama po përdor çdo mjet, po shkel ligjin zgjedhor dhe po manipulon procesin ende pa nisur për llogari të patericës së tij, Bindjes Demokratike.

Sipas ligjit që një kandidat i një partie politike të regjistrohet nga KZAZ dhe KQZ në zgjedhje, duhet të paraqesë një vërtetim që partia politike zotëron një mandat deputeti, të paktën 6 muajt e fundit. Në të kundërt, duhet të mbledhë firma nga votuesit e secilës zonë, ku kandidon. Bindja Demokratike nuk përmbush asnjërin nga të dy kushtet ligjorë.

Partia e krijuar në paradhomën e Edi Ramës ka paraqitur kandidatë falsë në zgjedhjet false me një vërtetim fals nga Kuvendi i Shqipërisë”, deklaroi Kaso.

Në vijim, Partia Demokratike kallëzoi penalisht Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj, në lidhje me lëshimin e dokumentit për deputetin Andi Përmeti sikur përfaqësohet në Kuvend nga një deputet që ka 6 muaj që ushtron mandatin e tij.

Menjëherë ka ardhur reagimi i Astrit Patozit, i cili nxori dokumentet se partia e tij mbështetet edhe nga ish-ministri i LSI-së, Lefter Koka:

“E vetmja punë që ata bëjnë qysh nga data e krijimit të forcës sonë politike është që të na ndjekin dhe përgjojnë, për çdo fjalë që themi dhe çdo veprim që bëjmë, por ne nuk shqetësohemi fare nga kjo.

Sqarojmë publikun se Bindja Demokratike mbështetet jo nga një, por nga firmat e dy deputetëve për të garuar dhe kandiduar në gjithë Shqipërinë. Ata janë zotërinjtë Lefter Koka dhe Andi Përmeti, dhe për këtë ekziston e gjithë praktika e depozituar në KQZ. Më poshtë, fotokopja e shkresës së protokolluar.

Por përgjuesit tanë të palodhur bëjnë sikur nuk e kanë parë këtë dhe flasin për paligjshmëri”, sqaroi Patozi.

Tags: falsifikoipaditpartinëpatozishkrese

TË LIDHURA

OSBE në Tiranë: Të dekriminalizohet plotësisht shpifja në Kodin Penal
Politikë

OSBE në Tiranë: Të dekriminalizohet plotësisht shpifja në Kodin Penal

17:38 | 28/01/2026
Aksidenti në urën e Spatharit/ 3 persona ranë poshtë urës, njëri në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksidenti në urën e Spatharit/ 3 persona ranë poshtë urës, njëri në gjendje të rëndë

17:28 | 28/01/2026
Këshilli i Ministrave miraton krijimin e ‘Kadastrës Fiskale’, si do të funksionojë
Politikë

Këshilli i Ministrave miraton krijimin e ‘Kadastrës Fiskale’, si do të funksionojë

17:16 | 28/01/2026
Next Post
Rekordi, njihuni me ekipin shqiptar që e mbylli kampionatin me zero humbje

Rekordi, njihuni me ekipin shqiptar që e mbylli kampionatin me zero humbje

Këngëtarja shqiptare e konfirmon, do martohet me bosin e Francës

Këngëtarja shqiptare e konfirmon, do martohet me bosin e Francës

Foto/ Humb 5-vjeçari në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmën tuaj

Foto/ Humb 5-vjeçari në Tiranë, familjarët kërkojnë ndihmën tuaj







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

OSBE në Tiranë: Të dekriminalizohet plotësisht shpifja në Kodin Penal
Politikë

OSBE në Tiranë: Të dekriminalizohet plotësisht shpifja në Kodin Penal

by mirseda
17:38 | 28/01/2026
0

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, ndërsa...

Aksidenti në urën e Spatharit/ 3 persona ranë poshtë urës, njëri në gjendje të rëndë

Aksidenti në urën e Spatharit/ 3 persona ranë poshtë urës, njëri në gjendje të rëndë

17:28 | 28/01/2026
Këshilli i Ministrave miraton krijimin e ‘Kadastrës Fiskale’, si do të funksionojë

Këshilli i Ministrave miraton krijimin e ‘Kadastrës Fiskale’, si do të funksionojë

17:16 | 28/01/2026
Mbrojtja paralajmëron reshje dhe shtrëngata, rrezik për disa bashki

Mbrojtja paralajmëron reshje dhe shtrëngata, rrezik për disa bashki

17:07 | 28/01/2026
Lapaj thirrje për protestë më 31 janar: Akuzon institucionet se mbrojnë Ballukun

Lapaj thirrje për protestë më 31 janar: Akuzon institucionet se mbrojnë Ballukun

17:04 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com