Një 30-vjeçar, duke drejtuar mjetin dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, e për pasojë mjeti që drejtonte ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, në Bulevardin “Gjergj Fishta”, në Tiranë. Për fat të keq, shtetasi me inicialet S.V., ka ndërruar jetë, ku dyshohet si pasojë e arrestit kardiak.
“Rreth orës 17.45, në Bulevardin “Gjergj Fishta”, shtetasi S.V, 30 vjeç, duke drejtuar mjetin dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.
Shtetasi S.V, ka ndërruar jetë, ku dyshohet si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht ngjarja dyshohet aksidentale”.