Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Armiku i popullit është injoranca

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Armiku i popullit është injoranca

Nga Charles M.Blow, “The New York Times”

Media nuk është armiku i popullit. Armiku i popullit është injoranca – harresa për të vërtetën, injorimi ose mosbesimi ndaj saj. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër, për të pasur një demokraci funksionale, pa një media të lirë. Një nga misionet e mëdha të shtypit, është që të mbajë pushtetin të përgjegjshëm përpara qytetarëve, duke zbuluar atë që ata në pushtet do të donin ta fshihnin.

Korrupsioni, varet nga fshehja e fakteve. Përgjegjshmëria varet nga zbulimi i tyre. Themeluesit e këtij vendi, e dinin këtë. Dhe unë mendoj që këtë e di edhe Donald Trumpi, ndaj është duke u përpjekur qëllimisht të sabotojë misionin e medias. Një shtyp i lirë dhe i patrembur, është aleati më i madh i një populli të lirë dhe të begatë.

Dhe lloji i presionit të ashpër dhe të pandërprerë, që i nënshtrohet një raportim mediatik, kërkon një media profesionale. Kërkon njerëz që mund të jetojnë dhe të ushqejnë familjen e tyre, teksa punojnë duke gërmuar për të gjetur të vërtetën.

Sulmet e përsëritura të Trump ndaj shtypit – duke përfshirë gazetarët e veçantë – përbëjnë një shkelje maksimale të protokolleve dhe unë do të thosha edhe të Kushtetutës, pasi kjo e fundit është njëra nga shumë viktimat e matshme të kësaj presidence.

Një sondazh i Universitetit Kuinipiak javën e kaluar, gjeti se 49 deri 36 për qind e republikanëve mendojnë se “mediat e lajmeve, janë armiku i popullit”. Ndërkohë, gjithë të tjerët mendojnë se media është një pjesë e rëndësishme e demokracisë .

Trump është duke e shfrytëzuar një lodhje ekzistuese të publikut me median, për ta gërryer më tej rolin e saj në shoqërinë amerikane. Pjesë e përbuzjes së Trumpit për mediat, është se ai personalisht ka parë se si mund të shfrytëzohet etja dhe dobësitë e saj, pasi ka një histori të gjatë në këtë drejtim, nga krijimi i tregimeve të rreme në lidhje me rritjen e pasurisë së tij.

Trumpi e beson vërtet konceptin e “lajmit të rremë”, pasi ia ka qenë një tregtar i “fake news”. Ekziston një pjesë e atij, që beson se burimet anonime nuk ekzistojnë, sepse ai vetë ishte një burim, duke pretenduar se ishte dikush tjetër, kështu që ai si burim nuk ekziston në fakt.

Ai përdor këtë dyshim dhe mosbesim të përgjithshëm, për të hedhur dyshime mbi lajmet e ligjshme, që ai i di se janë të vërteta.

Dhe ai jo vetëm e poshtëron, por edhe e kërcënon median. Ai ka përsëritur thirrjet e tij për të patur një “qasje të ashpër”, në lidhje me ligjet mbi shpifjen në SHBA. Ai ka një histori të gjatë të kërcënimit me padi gjyqësore ndaj medias, përfshirë edhe këtë gazetë.

Ai ka kërcënuar Facebook, Google dhe Twitter, duke thënë se ata janë “duke ecur në terrene shumë të trazuara, ndaj duhet të jenë të kujdesshëm”, me të gjitha nëntekstet që përmban një deklaratë e tillë. Ai madje ka kërcënuar të urdhërojë nisjen e një hetimi federal mbi emisionin satirik “Saturday Night Live”, që e ka vënë vazhdimisht në lojë.

Sipas një sondazhi të Axios, publikuar në qershorin e vitit të shkuar “gati të gjithë republikanët (92 për qind), thonë se mediat tradicionale të lajmeve, rrëfejnë me vetëdije histori të rreme ose mashtruese”. Por kjo nuk është aspak një dukuri e lidhur ekskluzivisht me Trumpin.

Sikurse vëren një raport i Fondacionit Knight dhe Gallup, në shtator 2018, “midis viteve 2003- 2016, përqindja e amerikanëve që thanë se kanë besim tek media, ra nga 54 në 32 për qind, para se të rikuperohej disi në 41 për qind në vitin 2017, pasi ishte rikthyer besimi në mesin e demokratëve“.

Më e keqja, është se një sondazh i Ipsos në gusht po të vitit të shkuar, zbuloi se 43 për qind e republikanëve, bie dakord që “presidenti duhet të ketë autoritetin, për të mbyllur mediat e angazhuara në sjellje të këqija”. Sa më e dobët media, aq më i fortë është demagogu i një vendi. Rruga drejt autoritarizmit, shtrohet përmes errësirës.

Dhe taktika e Trumpit në këtë rast, është goditja dhe degradimi. Ai dëshiron të mjegullojë vijën ndarëse midis të vërtetës dhe gënjeshtrave. Për Trumpin, shtypi është një mjet dhe një armë, që duhet përdorur dhe vendosur në dispozicion të promovimit të markës së tij, dhe kësisoj për fitimin e parave dhe pushtetit.

Unë i kuptoj të gjitha ankesat, që kanë njerëzit e zakonshëm ndaj mediave. Unë e kuptoj se sa e dëmshme është për besimin e publikut dhe reputacionin institucional dhe profesional, kur një media apo shumë portale gabojnë mbi një fakt apo ngjarje. Unë i kuptoj çështjet rreth asaj që duket dhe pranisë së paragjykimeve.

Unë e kuptoj se sa shqetësues është fakti që mediat kryesore kërkojnë besimin e publikut, por se gjithashtu kompanitë kryesore të medias janë entitete të korporatave të mëdha. Unë e kuptoj gjithë këtë, por gjithashtu e di se do të pushojmë së qeni realisht të lirë, nëse do të vijë dita që të mbrohet shtypja e lirisë së medias./ Përktheu për Tirana Today, Alket Goce

Tags: armikuCharles M.Blowi popullitinjoranca

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Vlorë/ Përndoqi dhe sulmoi me thikë minorenin, arrestohet 33-vjeçari

Vlorë/ Përndoqi dhe sulmoi me thikë minorenin, arrestohet 33-vjeçari

Banorët e Astirit ‘pritë’ Ramës, bllokojnë rrugën dhe protestojnë

Banorët e Astirit ‘pritë’ Ramës, bllokojnë rrugën dhe protestojnë

Brenda kampit të përqendrimit në Austri, ku vdiqën 450 shqiptarë

Brenda kampit të përqendrimit në Austri, ku vdiqën 450 shqiptarë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025




TË FUNDIT

Zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjës, ende aktiv/ Ndërhyrja e vështirë, shkak shpërthimet e minave
Aktualitet

Zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjës, ende aktiv/ Ndërhyrja e vështirë, shkak shpërthimet e minave

by mirseda
10:11 | 13/08/2025
0

Sipas informacionit të përditësuar nga Ministria e Mjedisit dhe Shërbimi i Pyjeve të Kolonjës, zjarri i shpërthyer...

Vlorë: Shfrytëzonin të huaja për prostitucion, në kërkim një kineze si organizatore

Vlorë: Shfrytëzonin të huaja për prostitucion, në kërkim një kineze si organizatore

10:04 | 13/08/2025
Zelensky dhe udhëheqësit evropianë do të flasin me Trumpin në prag të takimit të tij me Putinin

Zelensky dhe udhëheqësit evropianë do të flasin me Trumpin në prag të takimit të tij me Putinin

09:31 | 13/08/2025
Kërkon lirinë nga burgu, GJKKO shqyrton sot kërkesën e Ilir Metës

Kërkon lirinë nga burgu, GJKKO shqyrton sot kërkesën e Ilir Metës

09:23 | 13/08/2025
Ndodh për herë të parë në historinë vendit, arrestohet bashkëshortja e ish-presidentit të Koresë së Jugut

Ndodh për herë të parë në historinë vendit, arrestohet bashkëshortja e ish-presidentit të Koresë së Jugut

09:21 | 13/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com