Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Veliternë.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur 2 persona, të cilët janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Pogradecit.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.