Një motor është përplasur nga një automjet në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshati Gjadër, e për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, shtetasi me iniciale N.Gj, dhe ka mbetur e plagosur gruaja e tij, e cila është transportuar me urgjencë në spitalin Rajonal në Lezhë.
Mjeti me drejtues shtetasin A.H., 36 vjeç, banues në Shkodër është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin N.Gj., 76 vjeç, banues në Lezhë dhe pasagjere shtetasja N.Gj.,75 vjeçe, banuese në Lezhë.
Uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.
Ky kryqëzim konsiderohet nga banorët si shumë i rrezikshëm pasi shpesh herë ndodhin aksidente të rënda.