Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet që janë marrë për incidentet e ndodhura në javën e fundit, ku nuk ka treguar aspak “mëshirë” edhe pse është fundi i kampionatit. Bruno Telushi dhe trajneri Skënder Gega janë dy të penalizuarit nga klubi i Partizanit pas ndeshjes së barazuar me Laçin 1-1.
Mesfushori vlonjat praktikisht mbyll sezonin, pasi me 5 ndeshje të mbetura humbet sprintin final të edicionit. “Ushtari i kuq” u dënua, pasi u kap me gjyqtarin në sfidën ndaj kurbinasve. Sjellja e tij u konsiderua josportive nga KDS. Trajneri i të kuqve, Gega, dënohet për shkak të protestave ndaj gjyqtarëve. Dënime të forta që janë risi këtë sezon te “demat”, duke qenë se kryeqytetasit nuk kanë qenë të ashpër gjatë këtij edicioni.
Në rrjedhën e dënimeve, bie në sy pika e 24 e afishuar nga KDS-ja. Disiplina nuk do të tolerojë incidentin e ndodhur ndërmjet mesfushorit të Flamurtarit, Idriz Batha dhe mbrojtësit të Skënderbeut, Marko Radas. Të dy u konfliktuan në fundsfidën e fituar nga korçarët me rezultatin 2-0 në stadiumin “Skënderbeu.
Në pikën kushtuar kësaj çështjeje shkruhet: “Çeljen e hetimit disiplinor për incidentin midis lojtarit të FC Flamurtari, Idriz Batha dhe lojtarit të KF Skënderbeu, Marko Radas”. Me pak fjalë, Disiplina pret pamjet filmike për të vendosur për dënimin e futbollistëve.
Në klubet e tjera të Superiores e pëson Tirana që dënohet me gjobë 1 milion lekë të vjetra për shkak të sjelljes së tifozëve dhe Skënderbeu me të njëjtën masë. Kategoria e Parë nuk i ka shpëtuar KDS, pasi ka patur pezullime në masë për lojtarët e ekipeve inferiore.
Dënimet e plota:
- KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të tifozëve, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
- Lojtari i KF “Partizani”, Bruno Telushi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
- Zyrtari i KF “Partizani”, Skënder Gega, për protesta ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
- KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të tifozëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
- Zyrtari i KF “Erzeni”,Altion Keçi , për ndërprerje të përkohëshme të lojës duke tërhequr ekipin, në bazë të Nenit 49/3 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/a të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.
- Lojtari i KF “Erzeni”, Ermal Vathi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtareve të ndeshjes ,në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
- Zyrtari i KF “Burreli”, Elvis Muca ,për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
- Zyrtari i KF “Vora”, Gazmend Fucia, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
- Zyrtari i KF “Vora”, Bledar Mala, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
- Zyrtari i KF “Shkumbini”, Arjanit Ballhysa,për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
- Lojtari i KF “Shkumbini”, Alban Bizhyti ,për sjellje jo sportive ndaj zyrtareve të ndeshjes ,në bazë të Nenit 49/1 /a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
- Lojtari i KF “Maliqi”, Stavioldi Treni ,për sjellje jo sportive ndaj zyrtareve të ndeshjes ,në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
- KF “Korabi” U-19, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Spartaku” U-19, në bazë t Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavoline me rezultatin 3-0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi. Në aplikim të Nenit 40/1 të KDS dhe Nenit 86/2/e dhe 86/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, KF “Korabi” U-19, është përsëritës i shkeljes e mësipërme, për këtë arsye dënohet me përjashtimin nga aktiviteti për këtë sezon futbollistik dhe zbritjen e një kategorie më të ulët.
- Lojtari i KF “Kukësi” U-19, Aurel Sokoli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe ndaj kundërshtarit,në bazë te Nenit 49/1/a dhe 48/1/d të KDS,dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
- KF “Bylis” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Butrinti” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
- KF “Vlora” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Republica” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
- Zyrtari i KF “Vllaznia” U-17, Brikeno Bizi ,për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
- KS “Luftëtari” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Elbasani” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.
- Lojtari i KF “Termi” U-17 ,Sergent Llukovi , për dhunë ndaj kundërshtarit të ndeshjes dhe për inicim të dhunës, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 7(shtatë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
- Lojtari i KF “Shkëndija B.T” U-17 ,Damiano Braho, për dhunë ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
- KF “Burreli” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër KF “Spartaku” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
- Lojtari i KF “Divjaka”, Gerist Malko, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
- Lojtari i KF “Mirdita”, Elton Marku, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
- Çeljen e hetimit disiplinor për incidentin midis lojtarit të FC “Flamurtari”, Idriz Batha dhe lojtarit të KF “Skënderbeu”, Marko Radas.