Vajza e Admir Muratajt ka kallëzuar penalisht në Prokurori punonjësit e FNSH-së për vrasjen e babait të saj. Familja e Muratajt e ka depozituar kallëzimin përmes avokatit Arbër Hoxhaj.
“Policia ta arrestonte, mos ta vriste Admirin. Kush e vrau, të dalë para ligjit. Dyshojmë se është vrarë qëllimisht,” -është shprehur avokati i familjes Murataj në një prononcim për mediat.
Admir Murataj mbeti i vrarë në shkëmbimin me armë zjarri me forcat e rendit pas megagrabitjes së 9 prillit në aeroportin e Rinasit, ndërsa dyshohet se ai ka qenë truri i grabitjes.