Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ekzekutimi i dy kushërinjve në Laç/ Gazetarja: Sot nuk hesht dot

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ekzekutimi i dy kushërinjve në Laç/ Gazetarja: Sot nuk hesht dot

Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit që tronditi qytetin e Laçit mbrëmjen e djeshme, gazetarja Dorjana Bezat shkruan se nga janari deri më sot kanë ndodhur gjithsej 23 vrasje në Shqipëri.

Gazetarja ka përmendur disa prej ekzekutimeve, autorët e të cilëve ende nuk janë kapur nga policia.

Sa i përket vrasjes në Laç, ku mbetën të vrarë dy kushërinjtë, Bezat shkruan se edhe pse autorët ishin në kërkim që prej vitit 2013, ata endeshin të lirë në mes të qytetit.

Postimi i plotë:

Jemi në prag të ditës së 120 të këtij viti. Kam shumë ditë që jam rrokur ta shkruaj këtë status, por jam tërhequr. Sot nuk hesht dot.
Qetësinë e se dielës mbrëma ma prishi një telefonatë. Krisma kishte plasur në Laç. Orë më vonë të plagosurit ndrruan jetë. 2 djem të rinj, u bënë viktima e 28 dhe 29 në fletoren time të shënimeve, ku shënoj çdo ngjarje kriminale.
29 viktima në 120 ditë kalendarike…
Nga janari deri më sot kanë ndodhur 23 vrasje në Shqipëri, nga të cila 8 janë në familje, të tjera për motive banale e ato më tronditëset janë mafioze, që me gjasë do të vijojnë me seritë e radhës.
Në 30 janar të këtij viti në Selitë, në prag të shtëpisë u vra ish-polici Arben Bilalit, autorët janë ende anonim.
18 ditë më vonë Vlora u trondit nga një tjetër vrasje mafioze, ku viktimë mbetën Aurest Rexho dhe Arjan Hasani ndërsa u plagos Armando Sulejmani që dyshohet se ishte shënjestra e atentatit. As për këtë ngjarje nuk dihen autorët. Serinë e radhës të kësaj ngjarje pritet ta shohim së shpejti.
Një ditë më pas në Tepelenë u zbulua një tjetër krim. Sokol Rama i zhdukur prej 6 shkurtit u gjet i ekzekutuar nga shoku i tij Roland Milo, i cili u vu në pranga. (Të zhdukurit e tjerë ende nuk i dimë ku janë).
Më pas në 16 dhe 18 mars kryeqyteti u trondit sërish nga 2 vrasje. Të vdekur nga plumbat mbetën Haxhi Baçinozi dhe Jurgen Kurti, ngjarje për të cilat policia ka venë në pranga autorët.
Më pas krimi zhvendoset në Gurudë, ku më 20 mars u vra në një atentat Nard Polia për të cilin polica ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar.
Vetëm 2 ditë më vonë në 22 mars u ekzekutua në një lokal në Elbasan avokati Ravik Gurra. Për këtë ngjarje nuk ka ende asnjë të dyshuar.
Më 30 mars në Shkodër u luajt seria e radhës e një tjetër historie. Në derë të shtëpisë u ekzekutuan vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali.
Ngjarja e fundit kriminale u shënua në Laç ku viktimë mbëtën Kelvin dhe Erion Jushi ndërsa autorët njihen dhe janë në kërkim. (Megjithse në kërkim ishte që prej 2013 dhe endej në mes të qytetit me armë).

Këto janë vetëm disa nga ngjarjet më tronditëse dhe që kanë dalë në media. Nuk po përmend ato për të cilat nuk flet askush.

Tags: Erion JushigazetarjakushërinjtëLacMikel Jushi

TË LIDHURA

Altin Dumani: Nuk ka të paprekshëm, për ne vlen prova, jo emri
Politikë

Altin Dumani: Nuk ka të paprekshëm, për ne vlen prova, jo emri

22:11 | 05/11/2025
Altin Dumani: Të gjitha dosjet e SPAK kanë rëndësi të lartë
Politikë

Altin Dumani: Të gjitha dosjet e SPAK kanë rëndësi të lartë

22:05 | 05/11/2025
Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët
Aktualitet

Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët

20:57 | 05/11/2025
Next Post
Dokumenti/ Bashkëshortja e vëllait të Fatmir Xhafajt firmos për krijimin e Bindjes Demokratike

Dokumenti/ Bashkëshortja e vëllait të Fatmir Xhafajt firmos për krijimin e Bindjes Demokratike

Mbolli terror në banesa, “Drakula” shqiptar merr dënimin e ‘rrallë’ në Itali

Mbolli terror në banesa, “Drakula” shqiptar merr dënimin e 'rrallë' në Itali

Përfundon takimi Rama-Merkel, Gjermania dritë jeshile çeljes së negociatave

Përfundon takimi Rama-Merkel, Gjermania dritë jeshile çeljes së negociatave







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Altin Dumani: Nuk ka të paprekshëm, për ne vlen prova, jo emri
Politikë

Altin Dumani: Nuk ka të paprekshëm, për ne vlen prova, jo emri

by mirseda
22:11 | 05/11/2025
0

Për kreun e SPAK, Altin Dumani, që nga krijimi i tij 6 vite më parë, SPAK ka...

Altin Dumani: Të gjitha dosjet e SPAK kanë rëndësi të lartë

Altin Dumani: Të gjitha dosjet e SPAK kanë rëndësi të lartë

22:05 | 05/11/2025
Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët

Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët

20:57 | 05/11/2025
Përfundon mbledhja e Ramës dhe deputetëve të PS në seli

Përfundon mbledhja e Ramës dhe deputetëve të PS në seli

20:37 | 05/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Plagosje me armë zjarri në Bathore, 30-vjeçari dërgohet në spital jashtë rrezikut për jetën

20:21 | 05/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com