Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Pashkët/ Janullatos: Shpresë për të mposhtur interesat e errëta ecin me gënjeshtrën

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pashkët/ Janullatos: Shpresë për të mposhtur interesat e errëta ecin me gënjeshtrën

“Ngjallja e Krishtit është një dritë jetëprurëse, prandaj besimtarët duhet t’i gëzohen sot paqes dhe besimit njëkohësisht”.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për Pashkë.

Në mesazhin e urimit ai thotë se ngjallja e Krishtit fuqizon shpresën se do të mposhten përfundimisht padrejtësia, smira, korrupsioni, interesat e errëta që zakonisht ecin së bashku me gënjeshtrën tinëzare dhe arrogancën e egër dhe e vrasin paqen.

Mesazhi i plotë:

Shpresë pa kufi

Klerit dhe popullit shpresëtar Orthodhoks,

Bij të shtrenjtë më Zotin,

“Duke u gëzuar në shpresë”, le të thërresim:

Krishti u Ngjall!

Ngjallja, vëllezërit e mi, na ofron shpresë të pamasë. Kjo shpresë buron nga lajmi i gëzuar se u mund vdekja, armiku i paepur i njeriut. E mundi Krishti. “Ku është gjembi yt, o vdekje? Ku është fitorja jote, o hall? U ngjall Krishti dhe ti u munde”, thërret shën Joan Gojarti dhe, bashkë me të, e gjithë Kisha Orthodhokse: “…U ngjall Krishti dhe jeta qytetërohet… Sepse Krishti, duke u ngjallur së vdekurish, u bë kulloshtra e të fjeturve. E Atij është lavdia dhe fuqia në jetë të jetëve. Amin”.

Ngjarja e Ngjalljes së Krishtit ndriçon me dritë jetëprurëse tërë jetën njerëzore. Madje, edhe në kushtet më të vështira, përvoja paskale na jep forcë “që të mos kemi shpresë në veten tonë, po në Perëndinë që ngjall të vdekurit” (2Kor. 1:9). Mendja njerëzore nuk e percepton dot mrekullinë. Por zemra e kupton këtë të vërtetë dhe gufon duke psalur “Krishti u Ngjall!”. Në të njëjtën kohë, Ngjallja na forcon shpresën për të përballuar si fitimtarë çdo energji vdekjeprurëse që hidhëron jetën tonë. Ajo fuqizon shpresën se do të mposhten përfundimisht padrejtësia, smira, korrupsioni, interesat e errëta që zakonisht ecin së bashku me gënjeshtrën tinëzare dhe arrogancën e egër dhe e vrasin paqen, duke e çuar shoqërinë njerëzore në mjerim dhe dekadencë. Veçanërisht, gjatë së Kremtes së tërëndritshme të Pashkës, shpresa përhapet si rreze drite shpëtimtare në të gjitha drejtimet. Ajo ndriçon qenien e besimtarëve, prek në mënyrë mistike edhe ata shpirtra vullnetmirë që ndodhen në dyert e besimit.

Shpresa e krishterë nuk buron nga një optimizëm abstrakt, nuk ka lidhje me ndonjë iluzion utopist. Ajo mbështetet në sigurinë se ekziston Perëndia i Gjithëpushtetshëm, Krijuesi dhe Përkujdesësi i gjithçkaje, Perëndia personal i dashurisë, i Cili kaq shumë e deshi botën, “sa dha Birin e tij, të vetëmlindurin, që të mos humbasë kushdo që t’i besojë, por të ketë jetë të përjetshme” (Jn. 3:16). Shpresa e Ngjalljes nuk i referohet ndonjë ideje abstrakte, por është e lidhur ngushtë me një Person, Perëndinjeriun Jisu Krisht, i Cili pësoi me dëshirën e Tij tortura të tmerrshme, u kryqëzua dhe e mposhti vdekjen. Përshëndetja “Krishti u Ngjall”, nuk tregon që u ngjall Perëndia- Hyjnia nuk vdes- por që u ngjall Perëndinjeriu Jisu Krisht dhe, së bashku me veten e Tij, ngjalli natyrën njerëzore, të cilën e mori prej “Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjëreshës Mari”.

Apostull Pavli na shpjegon: “Tani Krishti u ngjall prej së vdekurish; u bë pema e parë e atyre që kanë fjetur. Sepse, sikurse vdekja erdhi me anë njeriu, kështu edhe ngjallja e të vdekurve është me anë njeriu. Sepse, sikurse të gjithë vdesin në Adamin, kështu edhe të gjithë do të marrin jetë në Krishtin” (1Kor. 15:20-22).

Kisha ecën përpara me këtë shpresë pa kufi duke psalur himnin triumfal të Ngjalljes: Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli, edhe të varrosurve jetën u fali. Në mënyrë të vazhdueshme, ajo thotë me ngazëllim lavdërues: “Qoftë i bekuar Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jisu Krisht, i cili, sipas përdëllimit të tij të shumtë, na lindi përsëri në një shpresë të gjallë me anë të ngjalljes së Jisu Krishtit prej së vdekurish” (1 Petr. 1:3). Kjo shpresë u jep fuqi të gjitha gjymtyrëve të saj, ne të gjithëve, në përpjekjen tonë të përditshme për të duruar hidhërimet e shumëllojta, shpifjet, sëmundjet, dështimet, varfërinë, dhimbjen e thellë që shkakton largimi nga kjo jetë i njerëzve tanë të dashur. Gjithashtu, shpresa paskale na fal fuqi dhe na ngushëllon se me anë të ndriçimit të Krishtit të Kryqëzuar dhe të Ngjallur do të gjenden daljet shpëtimtare nga rrugët e shumëllojta pa krye: politike, kishtare, personale dhe sociale, që na mundojnë. Pra, ecim përpara “duke u gëzuar në shpresë, duke duruar në shtrëngim e duke qëndruar në lutje” (Rom. 12:12).

Sigurisht, ekzistojnë parakushte konkrete për aktivizimin e kësaj shprese. Së pari, është besimi tek ato që na ka zbuluar Krishti, tek ato që Kisha ungjillëzon në mënyrë të pandërprerë, të cilat kanë autoritet të përjetshëm dhe të përbotshëm. Dhe së dyti, bindja se Krishtit të Ngjallur iu dha “çdo pushtet në qiell dhe mbi dhé” dhe për pasojë, historia nuk formësohet nga planet dhe veprimet e të fuqishmëve të kohës, por se fjalën e fundit e ka Perëndia i përjetshëm i drejtësisë dhe i dashurisë. Krishti i Ngjallur premtoi praninë e Tij të përhershme në jetën tonë: “Edhe ja, unë jam bashkë me ju gjithë ditët deri në mbarim të jetës” (Matth. 28:20).

Paqja dhe gëzimi ecin bashkë me shpresën e Ngjalljes. “Paqja e Perëndisë që kapërcen çdo mendje” (Filip. 4:7), ashtu siç e përcaktoi Krishti para pësimit të Tij: “Paqen time po jua jap juve; jo siç e jep bota, jua jap juve” (Jn. 14:27). Ashtu siç na e ofroi Ai pas Ngjalljes së Tij, si karakteristikë të përhershme të nxënësve dhe të apostujve të Tij: “Paqe mbi ju. Siç më dërgoi Ati, edhe unë ju dërgoj ju” (Jn. 20:21).

Krishti u Ngjall, vëllezërit e mi! Le ta përmbledhim këtë përshëndetje ngjallësore me fjalët e apostullit të kombeve: “Edhe Perëndia i shpresës ju mbushtë me çdo lloj gëzimi dhe paqeje me anë të besimit, që të teproni në shpresë me anë të fuqisë së Shpirtit të Shenjtë” (Rom.16:13). Ose, duke e interpretuar lirisht me fjalët tona këtë varg: Perëndia i shpresës le të mbushë shpirtrat e të gjithëve me gëzim dhe paqe që burojnë nga besimi. Që, me fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, të kemi shpresë të pashterur. Jo thjesht pak shpresë, por shpresë që të derdhet dhe të teprojë, që të mund t’ua ofrojmë edhe të tjerëve. Dhe të gjitha këto, do të kryhen jo me anë të aftësive tona, por me praninë dhe hirin e Shpirtit të Shenjtë.

Le të urojmë që, Zoti i Kryqëzuar dhe i Ngjallur, Kreu i Kishës sonë, të na dhurojë neve dhe të tjerëve këtë shpresë të pafund paskale.

Krishti u Ngjall!

Me dashuri të tërëshpirtshme në Krishtin Jisu, Shpëtimtarin tonë,

Anastasi

Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

Tags: ecinerrëtagënjeshtrëninteresatjanullatosKryepeshkopimposhturPashkëtShpresë

TË LIDHURA

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet
Aktualitet

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

21:59 | 02/06/2025
Profesor italian që kërcënoi vajzën e kryeministres Giorgia Meloni tentoi të vetëvritej
Aktualitet

Profesor italian që kërcënoi vajzën e kryeministres Giorgia Meloni tentoi të vetëvritej

20:43 | 02/06/2025
Kërkesat për apartamente bien, ndërtuesit pesimistë ngadalësojnë ritmin
Aktualitet

Kërkesat për apartamente bien, ndërtuesit pesimistë ngadalësojnë ritmin

19:29 | 02/06/2025
Next Post
Rrëzohet Vettingu në politikë

Besim dhe skepticizëm për hapjen e negociatave

Patozi fton qytetarët të votojnë BD-në: Bëmë gjënë e duhur, të bashkohemi!

Bindja Demokratike në zgjedhje? Kreu i KQZ-së: Nuk ka lindur dhe nuk mund të kryej veprime politike

Autoboti merr përpara “Skodën”

Ngjarje e rëndë në burgun e Fierit, gjendet i vdekur i dënuari (Emri)

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”
Showbizz

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”

by mirseda
23:08 | 02/06/2025
0

Xheneta Fetahu, tashmë e njohur edhe si opinioniste në emisionin “E Diell” në Top Channel, ka ndarë...

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

23:00 | 02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

21:59 | 02/06/2025
Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

21:44 | 02/06/2025
Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

21:10 | 02/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com