Aktorja Jennifer Garner është cilësuar si mbretëresha e bukurisë. Ky çmim ka një domethënie të veçantë, pasi nuk vlerësohesh vetëm për pamjen e jashtme.
Vetë 47-vjeçarja pranon se ajo jo gjithmonë e shikon veten si një grua tërheqëse. Revista “People” e konsideron atë si femra më e bukur në botë për vitin 2019.
Revista e ka vendosur Garner në kopertinë, dhe në brendësi të saj. Aktorja 47-vjeçare ka thënë se gjëja më e rëndësishme është vlerësimi për veten.
“Nuk isha ndonjë nga vajzat e bukura, që ndihesha e sigurt dhe nuk e shikoja veten aspak tërheqëse. Nuk ishte pjesë e jetës sime. Por u ndjeva mirë me veten më pas.
Ky ishte truku! Paraqitja nuk ishte ndonjë gjë me rëndësi në familjen time. Prindërit e mi nuk më kanë thënë ndonjëherë ‘Je e bukur’, dhe unë thjesht nuk mendoja për këtë”, shprehet aktorja.