Një biznesmen i njohur në Bosnjë e Hercegovinë, Slavisha Krunic, është ekzekutuar pas një atentati mafioz që iu bë pranë banesës së tij në Banja Llukë.
Sipas mediave vendase, njëri nga sulmuesit dhe një truproje i tij mbetën gjithashtu të vrarë.
Policia bën të ditur se autori i dyshuar, i cili u identifikua pas vrasjes, ka të kaluar kriminale si dhe ka qenë 11 vite në burg për vjedhje, ndërsa raportohet se është identifikuar edhe sulmuesi tjetër.
Krunic, disa vite më parë, tha publikisht se ishte nën presion nga “dikush prej skenës politike” për të shitur bizneset e tij, ndërsa motivi i vrasjes nuk bëhet ende i ditur.