Të Gjitha

WhatsApp shton sigurinë, së shpejti s’mund të kryeni këtë veprim

               Publikuar në : 15:48 - 23/04/19 marsela

Aplikacioni WhatsApp aktualisht po punon për të ruajtur sigurinë e përdoruesve. Së shpejti, përdoruesit e WhatsApp nuk do të jenë më në gjendje t’u bëjnë screenshot bisedave.

Përditësimi i ri po ashtu përfshin edhe një tipar të ri të redaktimit të imazheve ku përdoruesit mund të shtojnë emoji, tekst si dhe elementë të tjerë të cilat janë grupuar në kategori.

Lajmi ka të bëjë me një funksion të lançuar nga WhatsApp gjatë javëve të fundit dhe lidhet me sigurinë. Risi është identifikuar në versionin beta 2.19.106 të WhatsApp, dhe ende nuk ka një datë të saktë të lançimit. Po kështu nuk dihen detajet në lidhje me aktivizimin dhe çdo njoftim që aplikacioni do të tregojë në rast të screenshoot-eve.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT