Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

“Game of Thrones”, qetësia para furtunës. Në pritje të betejës së madhe

7 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, W-Instant
“Game of Thrones”, qetësia para furtunës. Në pritje të betejës së madhe

Ishte një lëvizje e mençur që na mundësuan të kalonim një orë të tërë me personazhet tanë të preferuar, disa të ulur përreth zjarrit e të tjerë duke shfaqur njerëzillëk me njëri-tjetrin – një kujtesë se çfarë mund të humbasë, nëse fitojnë të vdekurit.

Episodi i dytë i sezonit të tetë të Game of Thrones, “Një Kalorëse e Shtatë Mbretërive” e kaloi të gjithë orën në Uinterfell – një gjë e rrallë për këtë seri – duke na çimentuar idenë, se sa e vogël na ngjan bota tashmë. Gjëja më e mirë për të bërë, kur nata është e errët dhe plot me tmerre, është të mblidhesh përreth zjarrit dhe të mbrosh njëri-tjetrin, dhe ky episod bëri pikërisht këtë gjë. Beteja e vërtetë vjen javën tjetër. Në ndërkohë, seriali na ka dhënë një orë të çmuar me personazhet që kemi kaluar pothuaj një dekadë duke I ndjekur. Ishte si një qetësi përpara stuhisë.

Episodi I dytë I sezonit nis me Sir Jaime, që ndodhet përballë personit që më pak priste të takonte, pas Branit: Daenerys Targaryen. Kuptueshëm e zemëruar që vrasësi I mbretit ndodhej mu përpara syve të saj, Daenerys gjithësesi bindet që t’ia kursejë jetën falë garancive të pothuaj gjithë të tjerëve, që nga John Snoë, deri tek vëllai I Jaimet, Tyrion, e deri tek Brienne of Tarth – madje edhe Sansa e mbështet. Megjithatë, Jaime vjen me lajme të këqia: premtimi I Cerseit për të sjellë një ushtri ishte gënjeshtër, pavarësisht premtimeve të Tyrion – një lëvizje që e bën të humbasë disa pikë tek Daenerys. E megjithatë, Mbreti I Natës dhe ushtritë e tij po afrohen, kështu që kjo grindje e vogël lihet mënjanë, ndërkohë që pjesa tjetër e Uinterfellit përgatitet për rrethim.

Plani? Të përdorin si karem Branin, njohuritë e përjetshme të të cilit për historinë njerëzore në cilësinë e Korbit me Tre Sy, që Mbreti I Natës dëshiron ta shkatërrojë, ndërkohë që ata të cilët nuk janë luftëtarë, do të fshihen në tunelet e nëndheshme. Theoni që sapo ka mbërritur betohet të qëndrojë me Branin dhe ta mbrojë, duke e sjellë personazhin e tij në 360 gradë, nga tradhëtari ambicioz I sezonit të dytë: “Unë ta mora ty këtë kështjellë. Më lër të të mbroj tani”, i thotë.

Një pjesë e madhe e episodit shkon pikërisht për zgjidhjen e gjërave të lëna hapur, duke mbështjellë kështu sezone të tëre personazhesh, në një mënyrë që të ngjan e nxituar, por është nga ai lloj nxitimi që ka brenda sinqeritet praktik dhe narrativ.

Aria pajtohet me The Hound, më pas humbet virgjërinë me Gendryn; John, Samuell dhe Dolorus Edd janë bërë bashkë duke bërë rojë, si në kohët e vjetra, sipër murit. Grey Uorm dhe Missandei diskutojnë të ardhmen e tyre së bashku, pasi të ndihmojnë Daenerys të vëhet mbretëreshë. Eshtë e admirueshme se si ky episod u jep të gjithëve nga një moment për të shkëlqyer.

Në zemër të gjithçkaje është Jaime, I cili ka kaluar ndoshta rritjen më dramatike në historinë e serialit. Kur e kemi parë në fillim, ai ngjante si një kalorës I krekosur, I rruar dhe parfumosur, që dilte direkt nga ndonjë roman fantastik, me një ego të pandalshme; tani është thyer, me mjekërr, me një dorë dhe I përunjur. Eshtë gjithësesi një surprizë për shumëkënd, sidomos për Brienne, e cila vetë ka motivuar një pjesë të madhe të rritjes së tij personale. Nuk është çudi që ai dëshiron të përballet me ushtrinë e të vdekurve, në krahun e saj – jo duke udhëhequr, si do të donte një herë e një kohë, por si një ushtar modest nën komandën e një luftëtareje më të madhe.

Dhe sigurisht, është skena përreth zjarrit, ku kaq shumë personazhe të preferuar të fansave të Game of Thrones mblidhen për një natë me verë, këngë dhe një dekorim të papritur si kalorëse, përpara se të vijë ora më e errët për të gjithë. Ndërkohë që përmbledhja e disa prej personazheve na ngjau si mekanike (pak a shumë mund të hamendësosh se kush do të vdesë, duke patur parasysh se kush mbajti fjalimet më të ndjera për rëndësinë e vet në skemën e madhe të gjërave), festa përreth zjarrit e djemve të familjes Lanister ishte ndoshta një prej skenave më të bukura në historinë e serialit. Të gjithë kanë nga një moment për të shkëlqyer – Zëri I artë I Podrick, historia e pabesueshme e Tormund se si u bë I fortë (piu qumësht gjiri nga një gjigande). Por asgjë nuk ia kalon skenës ku Jaime bën kalorëse Briennen; sado të rrëmujshme që kanë qenë dinamikat e Game of Thrones, besnikëria e Brienne ndaj parimeve kalorësiake në një botë që nuk ishte bërë për të, është në fakt një prej shembujve më të mëdhenj të humanitetit që Uesteros mund të ofrojë, dhe është vështirë të mos gëzosh kur Brienne bëhet Ser Brienne, dhe miqtë e saj duartrokasin të gëzuar.

Pavarësisht këtij sentimentalizmi, shfaqja po mbjell farën për një farë konflikti mes Daenerys dhe Starkëve, duke ushqyer idenë se Dany mund të jetë më e ngjashme me Mbretin e Çmendur, nga sa është menduar. Në bisedat tek e tek me Sansan fillimisht dhe pastaj me Jon, Daenerys I bën të qarta prioritetet e saj – ajo do që të punojnë së bashku për të mposhtur Ushtrinë e të Vdekurve, por në fund të ditës, ajo pret të marrë Fronin e Hekurt. Ajo pothuaj ia del të lërë mënjanë mosmarrëveshjet me Sansan, teksa gjejnë një lidhje së bashku kur diskutojnë sfidën e të qënit grua në pushtet, deri kur Sansa e pyet: “Po me Veriun, ç’do të bëhet?”

Dany nuk është gati t’I përgjigjet asaj pyetjeje: ajo do që të sundojë Shtatë Mbretëritë, dhe dëshira e Veriut për të qenë I pavarur nuk është pjesë e planit të saj të biznesit. Po kjo ndjesi kërcënimi të vjen edhe kur Jon ndalet dhe I flet asaj për paraardhësit e tij të vërtetë. Përgjigja e saj e vetme është: “tani ti ke një pretendim të ligjshëm për Fronin e Hekurt”. Pasi pluhuri të ketë ikur dhe të vdekurit të jenë mundur, Cersei mund të mos jetë e vetmja mbretëreshë me të cilën do të përballen heronjtë tanë.

Dhe sigurisht, në minutat e fundit, shohim Mbretin e Natës dhe ushtrinë e të vdekurve, që përparojnë drejt portave të Uinterfellit, duke na fshirë një herë e mirë orët e mëparshme të mbushura me momente thellësisht njerëzore. Siç thotë Sam për rëndësinë e kujtesës së lashtë të Branit, “kjo është vdekja… të harrohesh”.

Ishte një lëvizje e mençur që na mundësuan të kalonim një orë të tërë me personazhet tanë të preferuar, disa të ulur përreth zjarrit e të tjerë duke shfaqur njerëzillëk me njëri-tjetrin – një kujtesë se çfarë mund të humbasë, nëse fitojnë të vdekurit. / bota.al

 

Tags: ‘Furtuna’filmiGame of Thrones

TË LIDHURA

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë… bletët
Kuriozitete

Lajmi i mirë për të sëmurët me kancerin e gjirit, “çelësi” janë… bletët

20:17 | 09/04/2026
Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”
Bota

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”

08:46 | 31/03/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
Futbolli në zi, gjendet i pajetë ish-sulmuesi brazilian

Futbolli në zi, gjendet i pajetë ish-sulmuesi brazilian

Ish-kryetarja e AMA: S’jam pjesë e partisë “Bindja Demokratike”, jam e fokusuar diku tjetër

Ish-kryetarja e AMA: S’jam pjesë e partisë “Bindja Demokratike”, jam e fokusuar diku tjetër

Nisma/ Mbani një libër me vete dhe mos paguani biletën në urban

Nisma/ Mbani një libër me vete dhe mos paguani biletën në urban







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com