Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Ç’do të thotë 4 medalje ari dhe 2 argjendi?!

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Ç’do të thotë 4 medalje ari dhe 2 argjendi?!

Gjatë dy viteve, 2018 dhe 2019, u arritën rezultate historike për sportin shqiptar dhe për peshëngritjen në veçanti, që deri dje dukeshin të pamundura. Por me punë ia dolëm!

Në një vend normal europian kjo do të jehonizohej e do të bënte të fliste i madh e i vogël.

Por ç’ndodh?!

Në vendin tonë kjo gjë kalohet sikur të jetë një arritje e rëndomtë dhe krejt normale.

A e do njeri fjalën sport në këtë vend? A mund të sillemi me sportistët siç ata e meritojnë? Çfarë duhet të bëjmë më shumë ne peshëngritësit që ndaj nesh të ketë një sjellje e duhur dhe dinjitoze?

Për median kjo gjë u kalua si diçka krejt standarde e normale. Më falni, duhet të jetë patjetër Brikeni nëpër studiot tuaja që të flitet për medaljet historike të sjella këto dy vite për Shqipërinë?

Për Brikenin flet vetë rezultati, por ju nuk po arrini të përmbushni atë motiv që profesioni juaj mbart, përcjelljen e lajmeve dhe opinioneve të duhura në mënyrë sinkrone, direkte dhe sigurisht të pavarura.

Në këtë vend flitet për çdo gjë, por për sportin dhe peshëngritjen në veçanti janë të gjithë neglizhentë kur ndërkohë deri tani përsa i përket rezultateve është krenaria jonë më e madhe.

Për mua rëndësia më e madhe është publiku, i cili më ka mbështetur në çdo hap timin, ata që kanë brohoritur në çdo kilogram timin të ngritur dhe që e kanë pritur ardhjen time në vendlindje me entuziazëm, duartrokitje e krenari.

Meqë përmendëm pritjen dhe përkrahjen, po ju përcjell lajmin që akoma nuk kam marrë asnjë telefonatë apo mesazh nga Ministria e Arsimit dhe Sportit apo qoftë nga ndonjë zyrtar i saj. As edhe një urim të thjeshtë! Zero!

Mua si Briken kjo gjë nuk më duket normale, dhe nuk duket normale për asnjë person mesatar në nivelin e kuptueshmërisë.

Çfarë duhet të bëj më shumë një kampion Evrope?

Ka shumë pikëpyetje për çdo gjë dhe këdo që nuk më ka dhënë mbështetjen e duhur, gjë të cilën ia dikton detyra por do të duheshin ditë të tëra për tu shprehur.

Këto fjalë burojnë nga zemra, që edhe pse e trazuar nga mërzitja e inati për ato që shpreha më lart, prapë buzëqesh kur bëhet fjala për Shqipërinë.

Do të vazhdoj të derdh djersë e gjak për kombin tim, edhe pse i papërkrahur aq sa duhet nga disa komponentët kyç që duhet të më gjenden pranë.

Juaji, Briken Calja. Fitues i 4 medaljeve Ari dhe 2 Argjendi në krye të dy viteve të fundit.

Tags: 2 argjendi?!4 medaljeAricdothotë

TË LIDHURA

Eliminimi i Polonisë, Lewandowski mendon tërheqjen nga kombëtarja
Sport

Eliminimi i Polonisë, Lewandowski mendon tërheqjen nga kombëtarja

20:29 | 01/04/2026
Trajneri ukrainas: Shqipëria e pafuqishme, mund të shënonim 7 gola
Sport

Trajneri ukrainas: Shqipëria e pafuqishme, mund të shënonim 7 gola

19:51 | 01/04/2026
Zi në futbollin shqiptar, ndërron jetë ish-arbitri ndërkombëtarë i FIFA-s
Sport

Zi në futbollin shqiptar, ndërron jetë ish-arbitri ndërkombëtarë i FIFA-s

17:28 | 01/04/2026
Next Post
Rikthimi i vizave për Shqipërinë/Paloka: E kemi dhuratë nga Rama

Rikthimi i vizave për Shqipërinë/Paloka: E kemi dhuratë nga Rama

“Lleshë kimiku” përballë “Bashë killer-it”

“Lleshë kimiku” përballë “Bashë killer-it”

Këmbimi valutor/’Zhvlerësohet leku’, rriten Euro, Dollari dhe Paundi

Këmbimi valutor/'Zhvlerësohet leku', rriten Euro, Dollari dhe Paundi







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

“Shumica e udhëheqësve janë eliminuar”, Trump: Iranin do ta kthejmë në Epokën e Gurit!
Bota

“Shumica e udhëheqësve janë eliminuar”, Trump: Iranin do ta kthejmë në Epokën e Gurit!

by mirseda
09:35 | 02/04/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar përshkallëzim të mëtejshëm të operacioneve ushtarake kundër Iran, duke deklaruar...

Sot Kuvend| Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

Sot Kuvend| Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

09:30 | 02/04/2026
Nancy VanHorn vizitë në aeroportin e Rinasit, Grupi “Kastrati” po vendos pajisje kontrolli nga SHBA

Nancy VanHorn vizitë në aeroportin e Rinasit, Grupi “Kastrati” po vendos pajisje kontrolli nga SHBA

09:21 | 02/04/2026
“Ngushtica e Hormuzit do të hapet pas luftës”/ Deklarata e Trump, rritet menjëherë çmimi i naftës

“Ngushtica e Hormuzit do të hapet pas luftës”/ Deklarata e Trump, rritet menjëherë çmimi i naftës

09:03 | 02/04/2026
Dogji automjetin e një personi, me porosi të një 28-vjeçari, arrestohet 39-vjeçari

Dogji automjetin e një personi, me porosi të një 28-vjeçari, arrestohet 39-vjeçari

09:01 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com