Harriet Pavlou nuk është një vajzë tipike britanike, përkundrazi e reja ka një aftësi shumë të veçantë. Ajo është xhongliere, por Pavlou nuk performon me këpucë futbollistësh. 28-vjeçarja i sfidon të gjithë xhonglerët e tjerë, pasi bën numra me topin duke mbajtur veshur taka të larta.
Kjo gjë e ka bërë atë të fitojë famë ndërkombëtare, teksa videot e saj shpërndahen vazhdimisht në rrjete sociale.
View this post on Instagram
Rritja e shpejtë e numrit të ndjekësve në profilet sociale të Pavlout, ka nisur disa vite më parë kur ajo publikoi videon e parë duke bërë numra xhonglimesh në oborrin e saj.
“Unë e postova për shaka në Youtube dhe asnjëherë nuk mendova se do të merrja këtë famë. Jam shumë e surprizuar se ku kam arritur me këtë lloj sporti.”
View this post on Instagram
Xhongleria që 18 vjeçe ka përfaqësuar Anglinë dhe Arsenalin në kategorinë e të rinjve, por u detyrua të hiqte dorë, pasi jetonte shumë larg nga vendi ku trajnoheshin. Por, karriera e saj nuk përfundoi, pasi tani 28-vjeçarja është duke bërë ture përreth botës, si edhe ka fituar çmime për aftësisë e saj.
View this post on Instagram
Në profilin e saj të Instagram, ka shumë video nga turne të rëndësishme, si edhe fushata të sponsorizuara për Red Bull, Adidas etj. Shpesh ajo shpërndan me ndjekësit foto dhe video, ku tregon se mbajtja e takave të larta nuk janë problem për të performuar me topin në mënyrë të përkryer.
View this post on Instagram
Një herë, mamaja e një vajze 5-vjeçare postoi në Instagram një video ku imitonte futbollistin Cristiano Ronaldo. Kjo gjë ka bërë që fansat ta cilësojnë si “mbretëresha e xhonglimit”./Burimi: RT Përshtati: Tirana Today