Depoja e Ujësjellësit në fshatin Kopacez në Delvinë është hedhur në erë me tritol. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Tritoli ishte vendosur te tubi qendror i depos së ujit.
Ujësjellësi në fjalë furnizon me ujë disa fshatra të Delvinës, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e saj.
Po ashtu, mësohet se janë shoqëruar 10 persona në polici, lidhur me rastin.