Kaloni një kohë të gjatë në dush? Ekspertët janë të mendimit se 10 minuta janë maksimumi i kohës që duhet të kalosh në dush, pasi i shkaktoni dëm të madh lëkurës nëse e teproni. Sipas Dr. David Bank, qëndrimi i gjatë në dush than lëkurën, ndërsa këshillon që të laheni me ujë të ngrohtë, e jo të nxehtë.
“Minutat e tepërta në dush mund të thajnë lëkurën, ndërsa një dush i shpejtë jo”, thotë Dr. David Bank, dermatolog, themelues i qendrës për Dermatologji, Kozmetikë dhe Kirurgji me Lazer (Westchester, NY). “Unë sugjeroj që të bëni gjithmonë dush sa më të shpejtë, dhe me ujë të ngrohtë, jo të nxehtë, për të shmangur dehidratimin e lëkurës. Pra, 5-10 minuta janë të mjaftueshme për larjen në dush”.