Ashtu si kishte premtuar opozita edhe ditën e sotme ka organizuar protestë para Parlamentit, pasi maxhoranca kishte programuar të mbante një seancë plenare. Për rreth dy orë protesta ka vazhduar para Kuvendit dhe është shoqëruar me përplasje mes policisë edhe protestuesve.
Disa herë ata kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, e më pas kanë gjuajtur në drejtim të tyre me gurë dhe shishe. Edhe mjetet piroteknike nuk kanë munguar. Protesta është zhvendosur tashmë drejt Kryeministrisë, të gjithë të pranishmit të udhëhequr nga ish-deputetët e PD-së dhe LSI-së po zhvendosen pas thirrjes së Klliçit. Qytetarët do të bëjnë një marshim rreth Kryeministrisë dhe më pas do t;iu drejtohen selive respektive, për të mbyllur edhe protestën për ditën e sot.