Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Për sa vjet mund ta shlyejmë borxhin publik?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Për sa vjet mund ta shlyejmë borxhin publik?

Nga: Eduard Zaloshnja

Treguesi më i përdorur për matjen e barrës së borxhit publik ndaj ekonomisë së një vendi është raporti i borxhit publik ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).  Është një tregues që përdoret gjerësisht në media dhe që kuptohet lehtësisht nga publiku në përgjithësi. Aktualisht, në Shqipëri ky tregues është në nivelin 70.8% e PBB-së.

Sidoqoftë, në qarqet e financave publike përdoret edhe një tregues tjetër, raporti i borxhit publik ndaj të ardhurave të buxhetit. Rezultati i këtij pjesëtimi tregon sesa vite duhen për ta shlyer plotësisht borxhin publik, në qoftë se të ardhurat buxhetore përdoren VETËM për këtë qëllim dhe jo qëllime të tjera si pagat, pensionet investimet, etj. Me fjalë të tjera, ky tregues shërben për të matur aftësinë e shlyerjes së borxhit publik të një vendi.

Vitin që shkoi ky tregues ishte 2.6 për Shqipërinë, që do të thotë se na duhen 2.6 vjet për ta shlyer plotësisht borxhin publik, në qoftë se të ardhurat buxhetore përdoren VETËM për këtë qëllim. Ky tregues (numri i viteve për shlyerjen) është më i larti ndër vendet e Ballkanit jugperëndimor (Grafiku 1). Gjë që do të thotë se Shqipëria ka aftësinë më të vogël të shlyerjes së borxhit publik. Ndërsa Bosnja, Kosova dhe Maqedonia kanë treguesin më të ulët (domethënë kanë aftësinë më të madhe shlyese).

Kur FMN-ja filloi programin e ndihmës buxhetore për Shqipërinë në vitin 2013, për ta ndihmuar qeverinë e re të shlyente detyrimet e prapambetura të qeverisë paraardhëse, parashikimi i përbashkët ishte që borxhi publik do të zbriste në nivelin 63.2% e PBB-së në fund të vitit 2018. Sipas atij skenari, raporti i borxhit ndaj të ardhurave buxhetore do të zbriste në 2.3 dhe jo 2.6, sa ç’u realizua faktikisht. Për më tepër, ky raport do të zbriste në 2 këtë vit, në qoftë se qeveria shqiptare do t’u ishte përmbajtur parashikimeve fillestare të FMN-së.

Por nuk ishte e thënë…

Siç ilustrohet qartazi në Grafikun 2, qeveria shqiptare nuk ka qenë në gjendje të ndjekë projeksionet e FMN-së. Shkaku kryesor i këtij dështimi ka qenë mbledhja e të ardhurave buxhetore poshtë parashikimeve. Të ardhurat buxhetore ende nuk e kanë kaluar tavanin 28% të PBB-së. Një tavan ky shumë më i ulët se i fqinjëve tanë veriorë, Mali i Zi, Serbia, Bosnja, të cilët vërtiten rreth nivelit 40% e PBB-së…(AFP.al)

 

 

Tags: borxhi publikEduard Zaloshnja

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
SONDAZHI: Dako jo kandidat për mandat të katërt, duhet prurje e re në Durrës

SONDAZHI: Dako jo kandidat për mandat të katërt, duhet prurje e re në Durrës

I zuri rrugën Ramës, procedohet kryetari i PD Librazhd

I zuri rrugën Ramës, procedohet kryetari i PD Librazhd

Ish deputetja-Ramës: O idiot, Miranda po shijon mrekullinë që i fali Zoti

Ish deputetja-Ramës: O idiot, Miranda po shijon mrekullinë që i fali Zoti







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

“A ndjen diçka për mua?”/ Darkë romantike në BBV, përgjigjja e Selin ndaj Gimbos
Showbizz

“A ndjen diçka për mua?”/ Darkë romantike në BBV, përgjigjja e Selin ndaj Gimbos

by mirseda
22:48 | 27/02/2026
0

Selin dhe Gimbo kanë darkuar bashkë, tashmë larg banorëve të tjerë. Me një kërkesë të Gimbos, Vëllai...

Donald Trump: Diskutime me Kubën, s’përjashtohet një pushtim “miqësor”

Donald Trump: Diskutime me Kubën, s’përjashtohet një pushtim “miqësor”

22:18 | 27/02/2026
Aksion “blic” në hyrje të Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj mjeteve

Aksion “blic” në hyrje të Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj mjeteve

21:53 | 27/02/2026
Nesër protesta e opozitës, Ambasada e Amerikane udhëzon qytetarët të shmangin qendrën e Tiranës

Nesër protesta e opozitës, Ambasada e Amerikane udhëzon qytetarët të shmangin qendrën e Tiranës

21:24 | 27/02/2026
Princ Leka dhe Blerta Celibashi konfirmojnë martesën, dalin DETAJE nga ceremonia

Princ Leka dhe Blerta Celibashi konfirmojnë martesën, dalin DETAJE nga ceremonia

21:04 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com