Zbulohen detaje te reja lidhur me ekzekutimin e shqiptarit, dje në Spanjë. Pista ku po hetohet është ajo e hakmarrjes, teksa vrasja e shqiptarit, që njihet si Deda, ka ndodhur në mënyrë makabre.
46-vjeçari shqiptar u gjet i vrarë në Totana në lumin e Guadalentin, ndërsa mediat vendase shkruajnë se ai njihej si Deda dhe punonte në një klub nate. Nuk dihet nëse ky është emri i vërtetë i tij, apo thjesht një pseudonim.
Ai punonte si bodyguard në një klub nate dhe jetonte në qytetin Puerto de Mazarron. Vrasësit i kishin prerë një gisht nga duart, i kishin dëmtuar veshin e djathë dhe i kishin shkulur të gjithë thonjtë, duke e torturuar keq, dhe më pas e kanë ekzekutuar me një plumb në qafë.
Sipas Murcia Today këto tortura janë të njohura nga mafiozet e Costa del Sol, mafia e famshme që merret me trafikim droge dhe armësh, raporton Newsbomb. Shqiptari dyshohet se prishi një pazar droge ose kishte konflikte me mafiozët dhe për këtë arsye u vra.