Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Lamtumirë o legjendë dhe fisnik i Tironës!

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Lamtumirë o legjendë dhe fisnik i Tironës!

Nga: Ilir Demalia/ Sot Tirona e tironcave, por jo vetëm, por edhe Shkodra, por jo vetëm, por e gjithë bota e futbollit shqiptar është në zi, në dhimbje dhe respekt për çunin e Tironës, talentin e madh të futbollit shqiptar, fisnikun e njeriun nobel, qytetarin aq shumë të dashur për tironcit, që e deshën dhe i deshte shumë, legjendën Ali Mema, si pinjoll I familjes Mema dhe nderi I Tironës.

Ali Mema, lindi në Tironë, në 1 shkurt të vitit 1943, duke filluar te luaj me topin qysh fëmijë në rrugicën e tij, ku ishte themeluar familja Mema dem-baba-dem me breza si simbol I mirësisë dhe krenarisë për Tironën. Sëbashku me vëllain e madh Haxhiun e Osmonin, e më pas Sulën djalin e Haxhiut, dhe më pas djalin e Aliut, Ardin, i kanë dhënë futbollit të Tironës, si askush tjetër në sport, sëbashku si familje. Aq shumë sakrifica, emocione, lot gëzimi e lot hidhnimi për padrejtësitë qe i bënë këtij klubi gjatë regjimit komunist por edhe futbollistëvë të Tironës, për të vetmen arsye:

Klubi Tironës dhe tifozët e saj, nga regjimi komunist, dhe respektivisht, klubet e Dinamos (Klubi Ministrisë se Brendeshme)dhe Partizanit,(Klubi Ushtrisë) quhej klubi reaksionarëve.

Ne sytë e lojtarëve te klubit, Ali e Osmon Memës, Fatmir Frashërit, Gëzim Kasmit, Skënder Hykës, Bari Ishkës, Bujar Tafajit, Bixh Bytyçit, Xux Kazanxhiut, Niko Xhaçkës, u arrestua gjigandi dhe talenti tjetër I Tironës Skënder Halili. Nuk I hiqej nga sytë arrestimi i bashkëlojtarit tyre Skënder Halili, me të vetmin qëllim, për të shkatërruar atë ekip që po ngrinin si kulm I futbollit shqiptar, si legjendë, ende sot, atë klub që i kishte rritur Xhavit Demneri, si talente, Lym Alla dhe Enver Shehu, po I bënin tmerr të klubeve shqiptare, por sidomos gjeneralëve te ushtrise dhe sigurimit shtetit.

Ali Mema dhe Tirona, ja dhanë “shpërblimin” qeverisë komuniste, jo me dorëzim, jo me kompromis, por me urejtje të brëndëshme duke u shpalosur në fushë të papërballueshëm dhe duke marrë kampionat mbas kampionati nga 1965 deri në 1970, duke i hequr arbitrarisht dhe rast i paprecedent në futboll, kampionatin e vitit 1967, edhe pse Tirona e kishte siguruar kampionatin.

Ali Mema, nuk ishte njeriu që ankohej apo kërkonte ndere as kur ishte lojtar, as si trainer dhe as vitet e fundit të jetës tij. Qeverite e radhës japin qindra-mijra dollar nga fondi shtetit për të kuruar politikanët hajdutë që kanë rrënuar Shqipërinë dhe sportin. Jepen dekorata, jo për vlera por për shërbëtorë të regjimeve të radhës. Pensione speciale i jepen atyre që I shërbyen me artin demagogjisë vrastare të komunizmit! Kur, kur , kur….
Vlerat dhe dinjitetetet njerzore i lënë në harresë!

Ali Mema që dha aq shumë për futbollin, për ekipin kombëtar, që; kur luajti 6 muaj me Vllazninë që aq shumë e deshte dhe e respektonte qyteti Shkodrës, tjetër klub I disidencës shqiptare, kurrë nuk pranoj të luaj kundër fanellës bardh e blu. Ajo fanellë ishin rrahjet e zemrës, gjaku Ali Memës.

Për kontributin e tij për Tironën, por edhe si familje, në rrugën e Kavajës, pranë rrugicës ku ai lindi dhe u rrit, duhet të ngrihet busti Ali Memës, nga tironcit, si vlerë e madhe dhe e paharrueshme e Tironës.

Lamtumirë O legjendë dhe fisnik I Tironës!

1. Foto Ali Mema
2. Nga e majta në të djathtë Nel Mema, I.D, Fatmir Frashëri, Ali Mema, Ben Stërmosi, Tit Dibra

Tags: "lamtumirë"fisniklegjendëTironës!

TË LIDHURA

Shkëlqen Pajaziti, shënon supergol në Kroaci
Sport

Shkëlqen Pajaziti, shënon supergol në Kroaci

19:53 | 07/04/2026
Iran kërcënon për Botërorin, “nuk luajmë në United States”, Italia nuk përfiton
Sport

Iran kërcënon për Botërorin, “nuk luajmë në United States”, Italia nuk përfiton

18:00 | 07/04/2026
Revolucion tek United, 8 lojtarë largohen në verë, Maguire rinovon
Sport

Revolucion tek United, 8 lojtarë largohen në verë, Maguire rinovon

12:33 | 07/04/2026
Next Post
Sulmet ndaj Cakajt për diplomatët/Taulant Balla: 20 janë pak

Sulmet ndaj Cakajt për diplomatët/Taulant Balla: 20 janë pak

Spanja u eliminua, Ramos me lot në sy: Ata duhet të jenë krenarë

Urrejtja e theksuar e maltezëve ndaj Sergio Ramos, zbulohet arsyeja

“E Diela Shqiptare” plot surpriza. Ardit Gjebrea zbulon çfarë ka firmosur

"E Diela Shqiptare" plot surpriza. Ardit Gjebrea zbulon çfarë ka firmosur







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme
Bota

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme

by mirseda
22:39 | 07/04/2026
0

Papa Leoni tha këtë të martë, 7 prill, tha se kërcënimet ndaj popullsisë së Iranit janë “të...

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

21:45 | 07/04/2026
Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

21:43 | 07/04/2026
Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

21:32 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com