Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Transmetimet lineare televizive i përkasin së djeshmes

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Transmetimet lineare televizive i përkasin së djeshmes

Hyrja e Apple në biznesin e transmetimeve streaming (shkarkimit në kohë reale) do të përshpejtojë një zhvillim, në fund të të cilit është vdekja e transmetimeve lineare televizive, mendon Andreas Becker.

Me Apple në biznesin e streaming (shkarkimit të videove në kohë reale) hyn një nga firmat më të pasura të botës, e cila do të shpenzojë shumë para për përmbajtje të reja, ekskluzive. Ata që preferojnë filmat dhe seritë, kjo do t’i gëzojë. Konkurenca madje mund të bëjë presion edhe te çmimi, i cili i mban nën kontroll kuotat mujore të abonimit të Netflixit dhe Co.

Megjithatë, shumë njerëz në fund do të shpenzojnë më shumë para për zbavitje me video se më parë – thjesht sepse do t’u duhet të abonohen te më shumë shërbime, për t’i parë edhe ofertat më të bukura të reja. Po të nisin këtë vit edhe Disney dhe Warner shërbime të vetat streaming, peizazhi zbavitës do të copëzohet edhe më tej. Seritë e “Games of Thrones” pastaj ndoshta mund të shihen vetëm te Warner, Star Wars dhe superheronjtë Marvel vetëm të Disney. Ofertat ekskluzive janë të rëndësishme për mbijetesë në këtë biznes. Vetë prodhuesit e filmave dhe serive gjermane përfitojnë nga ky zhvillim. Porosi ata do të marrin nga ofruesit e shërbimeve streaming, por edhe nga stacionet klasike televizive, të cilët gjithashtu kanë nevojë për përmbajtje ekskluzive.

Degë ekonomike në proces shndërrimi

Por televizioni linear nuk do të mbijetojë në këtë zhvillim. Thjesht nuk ka shkak, që të të diktojnë të tjerët, kur duhet ta shohësh një film apo një seri. Përjashtime janë ngjarje që transmetohen në kohë reale, live-events, pra shumicën e herëve sporti.

Stacionet televizive komerciale ndodhen me këtë para një problemi madhor, i cili i ngjan problemit të gazetave. Klientela pakësohet dhe moshohet, të ardhurat nga reklamat bien. Por ende me shërbime streaming në internet nuk është e mundur të fitosh as përafërsisht aq para sa fiton me biznesin e televizionit tradicional.

Njëkohësisht, shpenzimet për prodhime të reja televizive shtohen, sepse shikuesit ka kohë që janë mësuar me seritë e kushtueshme të Netflix dhe Co.

Për stacionet televizive publike në Gjermani veç kësaj shtohet presioni i justifikimit. Shikuesit me disa abone mujore, të cilat mund t’i ndërpresin kur duan, do të reagojnë gjithnjë e më shumë me alergji ndaj një takse për radion dhe televizionin, që kushton gati dyfishin dhe që nuk ke mundësi ta ndërpresësh.

Dega ekonomike televizive pra do të tronditet mirë, edhe nga firmat, të cilat me shërbimet streaming forcojnë para së gjithash biznesin e tyre bazë – shitjen e celularëve inteligjentë, kompjuterave tabaka ose portativë te Apple, blerjen online te Amazon./DW

 

Tags: televiziveTransmetimet

TË LIDHURA

Kakavijë: 7919 persona kaluan kufirin në 24 orë
Rajoni

Kakavijë: 7919 persona kaluan kufirin në 24 orë

11:48 | 23/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Fermerët grekë vijojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë treorëshe sot për kamionët
Rajoni

Fermerët grekë vijojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë treorëshe sot për kamionët

09:02 | 22/12/2025
Next Post
SONDAZHI: Lulzim Basha, fajtori kryesor për krizën politike në vend

SONDAZHI: Lulzim Basha, fajtori kryesor për krizën politike në vend

Dosja 339 dhe një sherr i vjetër Meta-Berisha

Dosja 339 dhe një sherr i vjetër Meta-Berisha

Artan Lame emërohet në krye të Kadastrës

Artan Lame emërohet në krye të Kadastrës







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025




TË FUNDIT

Superkupa, Të dielën, Egnatia & Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2025/2026
Sport

Superkupa, Të dielën, Egnatia & Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2025/2026

by mirseda
15:09 | 23/12/2025
0

Viti 2025 për futbollin shqiptar do të mbyllet me finalen e Superkupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe...

Legalizuan kompleksin pa leje te Rana e Hedhun! Ashpërsohen masat për 5 zyrtarë

Legalizuan kompleksin pa leje te Rana e Hedhun! Ashpërsohen masat për 5 zyrtarë

15:06 | 23/12/2025
Të vegjlit e Kopshtit Nr.51 në Tiranë ekspozitë me veprat e tyre për festat e fundvitit

Të vegjlit e Kopshtit Nr.51 në Tiranë ekspozitë me veprat e tyre për festat e fundvitit

14:58 | 23/12/2025
Lista Serbe gjobitet me 20 mijë euro për shkelje të Kodit Zgjedhor

Lista Serbe gjobitet me 20 mijë euro për shkelje të Kodit Zgjedhor

14:51 | 23/12/2025
Karburant, biznese, banesa dhe troje, konfiskohen 3 mln euro pasuri në Gjirokastër

Karburant, biznese, banesa dhe troje, konfiskohen 3 mln euro pasuri në Gjirokastër

14:47 | 23/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com