E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
-0.5 C
Tirana

SONDAZHI: Lulzim Basha, fajtori kryesor për krizën politike në vend

Situata aktuale politike ka hyrë në një kolaps, që nisi me braktisjen e mandateve të opozitës. Një vendim që nisi si propozim nga ish-kryeministri Berisha, që përfundoi me djegien e mandateve nga deputetët e Partisë Demokratike, por jo vetëm.

Edhe forca tjetër politike opozitare, Lëvizja Socialiste për Integrim, pas konsultimeve dhe diskutimeve, vendosi po ashtu që të hedhë ‘në kosh’ mandatet.

Kështu, PD dhe LSI u bashkuan kundër asaj që e konsiderojnë “qeveri të krimit”, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Tashmë opozita kërcënon se nuk ka zgjedhje me qeverinë Rama, duke kërkuar plotësimin e kushteve të mësipërme.

Nga ana tjetër, mazhoranca ka vijuar punën e saj, teksa e ka komentuar vendimin e opozitës së bashkuar si një krizë brenda saj. Sipas kryeministrit Rama, nuk ka asnjë krizë në vend dhe qeveria do të vijojë punën normalisht, me apo pa opozitën.

Në këtë pikë, presidenti Ilir Meta deklaroi se vendi është në krizë jo vetëm politike, por edhe Kushtetuese e institucionale. Si një palë me qëndrim asnjanës, presidenti kërkoi hapa pas nga të dyja palët, duke e konsideruar djegien e mandateve një akt ekstrem.

Këto zhvillime vijnë pak para vendimit të Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave, që është bërë një kryefjalë tashmë e mazhorancës dhe opozitës, lidhur me vendimin e djegies së mandateve. Mazhoranca akuzon opozitën se po vepron kundër interesit të kombit, me veprime të tilla, duke rrezikuar hapjen e negociatave. Nga ana tjetër, opozita e bashkuar mban qëndrimin se negociatat është e pamundur të hapen me këtë qeveri, ndërsa zotohet se është pikërisht ajo që do e çojë Shqipërinë në BE falë reformave të saj.

Në Kuvend tashmë qëndron mazhoranca, me disa deputetë të opozitës, të cilësuar si “tradhtarë”, ndërsa ata vetë shprehen se “betejat bëhen në Kuvend dhe jo në rrugë”.

Por, sigurisht që në një situatë të tillë me largimin e opozitës nga parlamenti dhe me protestat e njëpasnjëshme, herë-herë të dhunshme, s’mund të bëjmë sikur gjithçka vijon normalisht. Tashmë kriza është e qartë dhe duket se do të vijojë e tillë, pavarësisht ndërhyrje dhe thirrjeve të ndërkombëtarëve, që duket se kanë rënë në vesh të shurdhët.

Por, kush është fajtor për krizën politike në vend?

Kjo është një pyetje që do një analizë të thellë, duke marrë në konsideratë disa elementë bashkarisht. Por, sipas një sondazhi të kryer në faqen Tirana Today, rezulton se fajtori kryesor i kësaj krize politike është lideri i së djathtës, Lulzim Basha.

Kështu, mes tij dhe Ramës, nga 1800 persona që kanë votuar në këtë sondazh, rezulton se 62% e tyre (1100 vota) mendojnë se Basha është fajtor për krizën politike. Ndërsa kryeministri Rama ka marrë 694 vota, pra 38% e votuesve e fajësojnë kryeministrin si përgjegjës për situatën aktuale.

Të shumta janë edhe komentet e ndjekësve tanë, të cilët japin argumente të ndryshme lidhur me zgjedhjen e tyre, ndërsa nuk mungojnë as mendime të ndryshme, teksa disa prej komentuesve shkruajnë se në fakt janë të dy liderët politikë fajtorë për krizën politike në vend.

E në këto rrethana, më shumë se gjetja e fajtorit kryesor për atë që po kalon Shqipëria, është gjetja e zgjidhjeve që mund të çojnë në një klimë normale politike, e rrjedhimisht në një situatë të qetë e më premtuese për shqiptarët.

Fundja, faji mbetet gjithnjë jetim…/ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

FMN: Shqipëria me varfërinë më të madhe në rajon

Pandemia dhe tërmeti rritën varfërinë në Shqipëri, ndërsa ajo vijon të jetë më e larta në rajon. Në Shqipëri, në vitin 2020, që përkon...

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...