Pas miratimit të Platformës për Dialogun në Kuvendin e Kosovës, kanë ardhur reagime të ashpra nga Serbia. Presidenti Vuçiç ka qenë më i zëshmi kundër saj, duke thënë se ajo platformë e bllokon edhe më tepër dialogun, pasi që nuk lë hapësirë për kompromis.
Ndërkohë sot vartësi i tij, ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin ka thënë se Serbia ka vënë në gjendje gatishmërie Ushtrinë, duke iu bërë thirrje serbëve që të mos shqetësohen.
“Platforma e Prishtinës është e orientuar kundër dialogut, ajo e vështirëson edhe më tepër arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi”, shkruan media serbe Fonet.
Ushtria serbe është e gatshme që të përmbushë çfarëdo urdhri që i vjen nga komandanti suprem, ka thënë Vulin.
“Secili që e do paqen dhe serbët në Kosovë duhet të jetë i shqetësuar. Ushtria e Serbisë do ta përmbushë çdo urdhër të komandantit suprem”, ka thënë Vulin.
Deklaratat Vulin i ka bërë gjatë fillimit të një trajnimi 15 ditësh të disa qytetarëve që kanë kryer shërbim ushtarak.