Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Në gjendje dhimbje e indinjimi”, Prokurorja Sevdari u shkruan ndërkombëtarëve

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Në gjendje dhimbje e indinjimi”, Prokurorja Sevdari u shkruan ndërkombëtarëve

Prokurorja e Tiranës Antoneta Sevdari u ka dërguar një letër të hapur ndërkombëtarëve, pas shkarkimit nga detyra nga Kolegji i Posaçëm të Apelimit.

Ky i fundit vendosi shkarkimin e Sevdarit për pamjaftueshmëri në deklarimin e pasurisë dhe cenim të besimit të publikut te drejtësia.

Në letrën drejtuar ndërkombëtarëve dhe gjithë aktorëve politikë në vend, nga presidenti, kryeministri, kryeprokurorja e ministrja e drejtësisë, Sevdari ka kërkuar të investigohet ky vendim të cilin e cilëson si të padrejtë.

Ajo shton se ky vendim mund të jetë marrë si pasojë e mungesës së profesionalizmit të trupës gjykuese të Kolegjit të Apelimit, ndërsa nuk përjashton mundësinë e një shkarkimi të urdhëruar.

Letër e hapur

E nderuar  znj. Ambasadore në detyrë e  SHBA  në Shqipëri!

I nderuar z. Ambasador i Bashkimit Europian  në Shqipëri!

Të nderuar Anëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit!

Të nderuar Anëtarë të Komisionit  të  Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të ligjit nr. 115/2016, “Për Organet e Qeverisjes të Sistemit të Drejtësisë”

I nderuar z. President i Republikës së Shqipërisë!

I nderuar z. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë!

E nderuar  znj. Prokurore e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë!

E  nderuar znj. Ministre e  Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë!

Të nderuar Qytetarë të Republikës së Shqipërisë!

Ju drejtohem sot të gjithëve Ju, forcave dhe aktorëve të përfshirë e të interesuar për zhvillimin e një sistemi drejtësie transparent, të fuqishëm e të drejtë në Shqipëri, në një gjendje dhimbjeje e indinjimi të thellë e, për më tepër, shqetësimi në rritje për të ardhmen e kësaj drejtësie që procesi i Vettingut kërkon të vendosë.

Vetëm disa ditë më parë, më 28 Shkurt 2019, unë, Antoneta Sevdari, deri atë ditë një prokurore prej mbi 16 vitesh në detyrë, anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u shkarkova nga detyra e prokurores, me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Më duhet qysh në fillim të pohoj se shpallja e vendimit më shkaktoi të tillë gjendje tronditjeje, pështjellimi dhe zemërimi mbytës, sa që m’u desh të  lija të kalonin disa ditë,  përpara se të bëja këtë deklaratë.

E gjej të nevojshme të bëj publike, e jo për interesat e mija personale, ndjenjën e pamundësisë për të kuptuar, kur dëgjova shprehjen “Shkarkohet për shkak të humbjes së besimit të publikut”.

Të publikut!

Të atij publiku për të cilin unë kam punuar me çdo qelizë të qenies sime gjatë gjithë 16 viteve të punës sime si prokurore!

Të atij publiku të cilit unë i kam përkushtuar vite të gjatë ditë-netësh jashtëzakonisht të vështira të një pune shumë serioze në mënyrë që të bëja gjithçka varej nga unë që të vendosej drejtësia!

Të atij publiku të cilin unë e mbaja brenda meje për të më dhënë forcë shpirtërore në të gjitha betejat jashtëzakonisht sfiduese në luftën  kundër kriminelëve të rrezikshëm!

Të publikut, të qytetarëve shqiptarë, interesin e të cilëve kam respektuar, pa përjashtim, e nuk e kam shkelur kurrë, duke punuar ndeshmërisht, pa u ndikuar nga interesat e kujdo, në një vend si ky yni ku korrupsioni, fatkeqësisht, mbretëron!

Qytetarëve shqiptarë, vëllezërve e motrave të  mija, bashkëqytetarëve të mi të zakonshëm e të thjeshtë, mbështetja, konfirmimi e mirënjohja e të cilëve më ka dhënë çdo ditë kurajo të ndjek paluajtshmërisht ligjin, e vetëm ligjin, për të siguruar barazinë e të gjithëve para tij!

Qytetarëve shqiptarë, babait e nënës sime e bashkëfshatarëve të tyre fermerë, puna e ndershme e të cilëve,  për të siguruar jetesën e përditshme më ka pajisur me një mburojë të padepërtueshme nga nënqeshjet, jo të rralla, përreth meje për “naivitetin” e “paaftësinë” time për të përfituar nga “benefitet”  e profesionit dhe për të bërë të “natyrshmen”, “përmirësimin e kushteve” të mija personale e familjes sime nëpërmjet favoreve të natyrave të ndryshme të fituara lehtë!

I nderuar publik! Të shumënderuar Qytetarë Shqiptarë! Të dashur bashkëqytetarë!

Unë,  Antoneta Sevdari, qëndroj sot këtu përpara jush me dhimbje, indinjatë e shqetësim të thellë por, krenare dhe e vendosur!

Kam luftuar fort! Kam sakrifikuar! Jam përplasur e i kam bërë qëndresë kujtdo që është përpjekur të më pengojë në misionin tim kundër kriminalitetit për sigurimin e paqes e drejtësisë në vendin tonë! Nuk e kam shkelur premtimin  e dhënë! Nuk jam zmbrapsur! Nuk jam lëkundur!

Ju kam shërbyer, ashtu siç u betova solemnisht, me transparencë, me ndershmëri, me profesionalizëm të lartë por, më e rëndësishmja, me devotshmëri dhe me ndjenjë të lartë përgjegjësie personale.

Të nderuar Zonja dhe Zotërinj!

Duke gjykuar nga rasti im, kam arsye të forta për të dyshuar nëse procesi i Vetting-ut po i shërben qëllimit, i cili unë besoj se është: “Largimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar dhe profesionalisht të paaftë dhe sigurimi i kushteve që prokurorët dhe gjyqtarët  me integritet dhe profesionalisht kompetentë të vazhdojnë t’i shërbejnë drejtësisë shqiptare ashtu siç kanë bërë deri tani”.

Kur procesi i Vettingut filloi, unë,  personalisht, u mbusha me shpresë, sepse besoja që  drejtësia do të vihej në vend. Në rastin tim, faktkeqësisht, nuk ndodhi kështu.

Mos po shndërrohet edhe  ky në  një proces të korruptuar,  në një vegël në shërbim të hakmarrjes prej kriminelëve të cilët gjyqtarët dhe prokurorët, që i nënshtrohen këtij proçesi,  i kanë çuar përpara drejtësisë?

Mos ndoshta po përdoret  edhe ky proces, si një vegël në shërbim forcash politike të cilat, jo rrallë, fatkeqësisht, u shërbejnë interesave të tyre të ngushta politike dhe jo interesave kombëtare?

Të nderuar Zonja dhe Zotërinj!

Gjatë këtyre ditëve jam përpjekur të kuptoj një vendim të pakuptueshëm. Në analizën time të fakteve dhe ngjarjeve kam arritur në konkluzionin se shkarkimi im, u bë për një nga këto dy arsye:

·         Ose si rezultat i profesionalizmit të dobët në gjykim nga anëtarët e trupës së Kolegjit të Apelimit, që votuan për shkarkimin;

·         Ose (dhe ky rast është edhe më  flagrant,  sa i përket të ardhmes së drejtësisë shqiptare) ai ishte një shkarkim i urdhëruar, në shërbim të interesave me të cilat unë në punën time si prokurore jam përballur.

Unë Ju ftoj të investigoni dhe të merni të gjitha masat e mundshme në mënyrë që populli shqiptar të mos zhgënjehet edhe këtë herë. Kjo do të na kushtonte besimin e shqiptarëve në reformimin e sistemit të drejtësisë  dhe në proceset demokratike për zhvillimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Të dashur bashkëqytetarë shqiptarë!

Unë nuk linda Prokurore. Unë zgjodha të bëhem. Si e tillë u kalita çdo ditë nëpër betejat gjatë procesit të hetimit si dhe në sallën e gjyqit duke  punuar që paqja dhe siguria në jetët tona të mos kërcënohen.

Unë isha, jam dhe do të mbetem një prokurore krenare.  Beteja ime nuk përfundon këtu. Unë jam betuar solemnisht t’Ju shërbej dhe do ta bëj këtë, edhe më e fuqishme, edhe më e guximshme!

Ju falenderoj për besimin dhe mbështetjen gjatë gjithë këtyre viteve dhe, në veçanti, gjatë këtyre ditëve.

Sinqerisht Juaja!

Antoneta Sevdari

Tags: ndërkombëtarëveprokurorjaSevdariu shkruan

TË LIDHURA

Bloomberg: Fitimet e manjatëve rusë kalojnë 20 miliardë dollarë, ja kush u pasurua edhe më shumë
Bota

Bloomberg: Fitimet e manjatëve rusë kalojnë 20 miliardë dollarë, ja kush u pasurua edhe më shumë

14:14 | 01/10/2025
Gonxhja: Shqipëria destinacion tërheqës për krijimtarinë, artin dhe turizmin elitar
Aktualitet

Gonxhja: Shqipëria destinacion tërheqës për krijimtarinë, artin dhe turizmin elitar

14:13 | 01/10/2025
Ndërtime pa leje dhe prerje të pyjeve, procedohen katër persona në Durrës
Aktualitet

Ndërtime pa leje dhe prerje të pyjeve, procedohen katër persona në Durrës

14:10 | 01/10/2025
Next Post
Vakancat në Kushtetuese, Meta fton gjyqtarët të aplikojnë

Vakancat në Kushtetuese, Meta fton gjyqtarët të aplikojnë

Foto që tronditi opinioni publik, arbitri u godit me gurë në kokë në Kamëz

Foto që tronditi opinioni publik, arbitri u godit me gurë në kokë në Kamëz

Historia e panjohur, si e shkatërruan Asllan Rusin sepse dashuroi vajzën e Enver Hoxhës

Historia e panjohur, si e shkatërruan Asllan Rusin sepse dashuroi vajzën e Enver Hoxhës

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Hamasi kërkon ndryshime në planin e Trump, ndasi brenda grupit palestinez
Bota

Hamasi kërkon ndryshime në planin e Trump, ndasi brenda grupit palestinez

by mirseda
14:16 | 01/10/2025
0

Zyrtarë të lartë të grupit palestinez po kërkojnë ndryshime në disa pika të planit të paqes të...

Indonezi, më shumë se 9,000 raste të helmimit nga ushqimi tek fëmijët nga vaktet falas në shkolla

Indonezi, më shumë se 9,000 raste të helmimit nga ushqimi tek fëmijët nga vaktet falas në shkolla

14:15 | 01/10/2025
Bloomberg: Fitimet e manjatëve rusë kalojnë 20 miliardë dollarë, ja kush u pasurua edhe më shumë

Bloomberg: Fitimet e manjatëve rusë kalojnë 20 miliardë dollarë, ja kush u pasurua edhe më shumë

14:14 | 01/10/2025
Gonxhja: Shqipëria destinacion tërheqës për krijimtarinë, artin dhe turizmin elitar

Gonxhja: Shqipëria destinacion tërheqës për krijimtarinë, artin dhe turizmin elitar

14:13 | 01/10/2025
Ndërtime pa leje dhe prerje të pyjeve, procedohen katër persona në Durrës

Ndërtime pa leje dhe prerje të pyjeve, procedohen katër persona në Durrës

14:10 | 01/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com