Juventus është tjetër nivel nga skuadrat e tjera të Serie A dhe këtë e ka vërtetuar duke mposhtur Napolin në “San Paolo”. 2 me 1 në favor të bardhezinjve ka përfunduar ndeshja që i ka pasur brenda të gjitha emocionet, kartonë të kuq, gola, shtylla dhe një penallti të humbur. Kampionati tani mund të quhet i mbyllur, pasi diferenca mes dy skuadrave tashmë ka shkuar në 16 pikë.
Napoli e nisi shumë mirë ndeshjen duke luajtur me një ritëm të lartë, por gabimi i portierit Meret në minutën e 25’.
Lojtarët e Napolit gabojnë në ndërtimin e aksionit duke i dhuruar topin Cristiano Ronaldo-s, i cili pengohet nga Meret që del me karton të kuq.
Goditja e dënimit shndërrohet me gol nga Miralem Pjanic tre minuta më pas. Boshnjaku ka lëshuar një goditje të përsosur duke kaluar të tijtë në avantazh.
Në minutën e 39’ Emre Can dyfishon rezultatin dhe dukej sikur ndeshja kishte mbaruar që në pjesën e parë.
Megjithatë Napoli nuk u dorëzua dhe i kuqi i Pjanic në fillim të pjesës së dytë rihapi lojën.
Napoli ngushtoi diferencën në minutën e 61’ dhe mund të kishte barazuar me penalltinë e akorduar në të 83-ën, por Insigne goditi shtyllën nga pika e bardhë.